PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sipas zëdhënësit Arbër Vllahiu, "pret në ditët në vijim, që liderët e partive politike parlamentare të reflektojnë mbi gjendjen e krijuar dhe të vijnë me propozime shumë konkrete për daljen nga situata e krijuar".
Në një prononcim për Express, sot, ai tha se "Presidentja Jahjaga i ka bërë me dije të gjithë kryetarëve të partive politike parlamentare, gjatë takimeve të kaluara në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve, gjendjen në të cilën ndodhet vendi aktualisht dhe rrezikun nga kriza, jo vetëm institucionale dhe politike, por mbi të gjitha buxhetore dhe financiare".
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, pritet të nisë raundin e shtatë të takimeve të veçanta, për zgjidhje që çojnë drejt ndërtimit të institucioneve, duke kërkuar rrugë që shmangin përsëritjen e zgjedhjeve, të cilat janë mbajtur para më shumë se katër muajve, në 8 qershor./ATSH/
/Shqiptarja.com