/ATSH/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot SOS fshatin e fëmijëve në Prishtinë dhe kaloi disa momente me fëmijët dhe drejtuesit e këtij institucioni.
Presidentja Jahjaga bisedoi me udhëheqjen e SOS fshatit të fëmijëve. Ajo u njoftua me funksionimin dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion.
Duke vazhduar traditën e mbështetjes për SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, Presidentja Jahjaga u dha fëmijëve dhurata me rastin e festës së Vitit të Ri.
/Shqiptarja.com