Presidentja  Jahjaga takim historik
 me Papa Françeskun në Vatikan

Presidentja  Jahjaga takim historik<br /> me Papa Françeskun në Vatikan
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është nisur për në Selinë e Shenjtë në Vatikan, për të takuar Papa Françeskun në një audiencë private.

"Me Shenjtërinë e Tij do të ndaj rrëfimet për traditën e pasur të vendit tonë dhe qytetarëve të saj, rrugën tonë drejt lirisë, sakrificën në bazamentin e shtetit tonë dhe harmoninë mes religjioneve", ka thënë presidentja në një postim në rrjetin social Facebook.

"Jam e nderuar për këtë pritje, e para e një udhëheqësi të Kosovës që nga pavarësia", ka thënë presidentja e Kosovës. Takimi pritet të mbahet nesër, e mërkurë. 



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf