‘Presim kundërsulmin e klubit të Tiranës’, tifozët ultras të Partizanit: Së shpejti publikojmë pamjet e makabritetit

‘Presim kundërsulmin e klubit të Tiranës’, tifozët ultras të Partizanit: Së shpejti publikojmë pamjet e makabritetit

Pas reagimit të klubit të Partizanit nuk kanë vonuar edhe ultrasit e klubit, ‘Ultras Guerrils’, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale thonë se tani presin që klubi I Tiranës të reagojë ashpër ndaj tyre, për t’i bërë ata fajtorë. Ndërkohë ata paralajmërojnë se së shpejti do të publikojnë pamjet ‘e makabritetit me fishekzjarre’ që iu tentua t’I bëhej dje tifozëve të kuq.

Postimi i 'Ultras Guerrils'

“Pershendetje te gjitheve !

Pas reagimit te klubit tone per gjithcka ndodhi parashikojme nje kundersulm te ashper mediatik nga klubi i "Tirones" ku nuk do te denoje dhunen dhe aktet idioteske por perkundrazi do akuzoje tifozerine e Partizanit.

Ne ftojme tifozet e vertete dhe sportdashesit ta bejne dallimin mes atyre qe provokojne dhune dhe urrejtje dhe tifozerise se Partizanit.
Nuk do qendrojme kurre duarkryq dhe tribuna jone plot femije, vajza dhe te moshuar nuk mund ta lejme kurrsesi te behet objekt sulmi per skizofrene.
Ky makabritet duhet denuar nga te gjithe tifozet dhe nga te gjitha ngjyrat.

 

Turpi eshte ne anen e atyre, fitoret jane ne anen tone !

*Se shpejti do te publikojme skenarin e fishekzjarreve me pamjet.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë