Presim nga Meta kthimin e ligjit ushtarak të Teatrit

Presim nga Meta kthimin e ligjit ushtarak të Teatrit

Artan Fuga, Bujar Kapexhiu dhe Ilir Harxhi

Me krijuesit e skenës dhe kinemasë me të cilët më bashkon profesionalisht interesi për komunikimin dhe audiencat, prof. Bujar Kapexhiu, dhe producentin Ilir Harxhi sot në 21 korrik në plazhin e Durrësit.

Për çfarë nuk folëm gjerë e gjatë.

Për filmat e kineastit plot talent, ide, gjetje, Ilir Harxhi "Tuneli" dhe "Pallati", "Daja". Ai sebep në fakt na kishte mbledhur mbi det!

Por jo vetëm shijuam humorin që bëmë. Dikush nga tavolina fqinjë, një klient, kur na pa që qeshnin me lotë, u ngrit, erdhi aty te ne. I kërkuam falje që po bënim zhurmë. Ai na tha : "Erdha t'ju them t'u bëhet shëndet e jetë e qeshura! Kur qeshni ju, kënaqemi të gjithë këtu sepse na jepni gëzim në këto kohëra! Vazhdoni pa merak! "

Folëm edhe për gjëra më pak serioze sesa humori :

- Si duhet të qeverisen në mënyrë efikase dhe demokratike institucionet publike të artit dhe kulturës?

- A do ta prishin dot teatrin edhe pas refuzimit që presim nga presidenti Ilir Meta të ligjit të jashtëzakonshëm ushtarak të urbanizimit duke e bërë fushë Tiranën e traditës kulturore?

- Pse ministret e tanishme kanë një zakon që i puthin të gjithë?
Mos vallë mendojnë se të gjithë meshkujt kanë dëshirë të puthin gra të panjohura qofshin këto edhe ministre? 
Puthje, premtime, pëshpërima në vesh për trajtime konfidenciale cështjesh, pastaj prapë puthje, premtime për ritakime pa lamtumirë, dhe gurë në trastë. Shumë gurë dhe shumë trasta.

- Për rolin e veçantë të humorit dhe karikaturës në informacionin dhe analizën politike.

- Si duhet rregulluar urgjentisht statusi social dhe profesional i aktorit dhe artistit?

- Përse hebrenjtë nuk e kanë zakon t'i blejnë shtëpitë por më shumë i marrin me qira? Pse cdo vilë edhe e blerë në fakt në afatgjatë nuk është vecse një banesë e përkohshme?

- Cfarë do të bënim ne të tre për kulturën dhe artin po të vimë në pushtet?

- Pse qeveritarët i kanë qef kritikat dhe karikaturat ?

- Si duhet transformuar krejtësisht programi mësimor në shkolla dhe të mësohen e praktikohen artet!

- Pse opozita nuk duhet të mendojë budalliqe që gjoja kur të vijë në pushtet do të hedhi kullat e Tiranës në erë,sepse kjo do të ishte simetrike me talebanizmin e prishjes të teatrit ? Opozita të shohi atë se nuk po paraqit asnjë alternativë për kulturën dhe artin. Deri kuuuuuur?

- Sa të mira janë kasatat "Bllaca"!

- Ku i çojmë librat që na falin dhe që shtëpia nuk i nxe më?

- Për festivalin e Strugës ku Iliri do të paraqitet me filmin e tij.

- Pse mua më pihej edhe një kafe?

- Përse të kërkosh notë mesatare për të hyrë në universitetin e arteve është kulmi i trajtimit burokratik të artit?

- Kush është më e mirë, martesa apo bashkëjetesa e përkohshme pa kurorë?

- A do të bien më tërmete?

- Pse publiku nuk lexon, por filma sheh?

- Pse artistët dhe shkrimtarët nuk duhet të bëjnë art për njeri tjetrin, por për konsumatorin e gjerë?

- Pse janë keqtrajtuar ish pronarët?

E shumë tema të tjera, të gjitha brenda dy orësh. Nuk përmendëm askënd me emër!

U kënaqëm shumë, por unë më shumë se të dy miqtë e mi. Kështu sëpaku m'u duk mua.

Por, ata këmbëngulën se ishin ata që u kënaqën më shumë sesa unë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leko: 25/07/2018 21:01

    QEKAN PUQ 3 PLERAT, NA DUHET NJE QESE E ZEZE TI HUDHIM.

    Përgjigju
  • Veshgjati Vicidolit: 24/07/2018 16:44

    Hani mu**t.Teatri do behet

    Përgjigju
  • Ilo: 24/07/2018 14:42

    Me nje fjale ja paskeni futur nje dore muhabeti dhe nuk paskeni lene njeri pa marre neper goje si grate e keqija aq me shume qe i paskeni pasur qyl te tera,po meqe jemi te qyli nuk i kerkuat atij tipit noj cigare nacush ti jepnit nga nje te thithur se ndoshta ju a sjell mendjen ne vend sepse nga ato qe thua qe biseduam te krijohet pershtypja qe mendja ju ka ikur ne drejtim te paditur

    Përgjigju
  • elona: 24/07/2018 14:24

    prisni nje mut bga meta teatri do bohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar