'Presim zgjidhje nga kryeministri'/ Protesta e naftëtarëve të Ballshit nesër zhvendoset në Tiranë

'Presim zgjidhje nga kryeministri'/ Protesta e naftëtarëve të Ballshit nesër zhvendoset në Tiranë

Nga protesta e naftëtarëve dje në Fier

TIRANË- Protesta e naftëtarëve të Ballshit do të zhvendoset ditën e nesërme në Tiranë, përpara Ministrisë së Transporteve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se do të nisen ditën e nesërme në Tiranë ku kërkojnë pagën e prapambetur dhe rifillimin e punës. Ato po organizohen në mënyrë që të mblidhen sa më shumë persona. 

Sipas tyre, zgjidhjen e problemit që kanë prej disa muajsh duhet të zgjidhë vetë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama. Rafineria e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka ndalur punën në shtator të vitit të kaluar dhe rreth 700 naftëtarë kanë mbetur pa punë.

Javën e kaluar u duk se u arrit konsensusi, pasi kompania nga Azerbajxhani "Allum" që menaxhon këtë rafineri kishte premtuar nënshkrimin e kontratave të punës me naftëtarët si dhe dhënien e një page mujore. Por asnjëra nga këto nuk ndodhi dhe naftëtarët iu rikthyen protestave.

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama lajmëroi se ka zhvilluar një takim me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aljev, ku i ka kërkuar zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar në rafineri nga kompania azere.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turpi botes: 16/09/2020 16:02

    Nxjerin ar dhe ska me cfare ti paguajne sa turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë