Një njoftim nga drej toresha e përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës, Andia Pustina, i ardhur pak ditë më parë pranë gazetës Shqiptarja.com, ka vënë në dijeni fillimin e kontrollit tatimor nga pushteti vendos i kryeqytetit ndaj një tjetër media kritike. Sipas këtij njoftimi, kontrolli ka të bëjë me verifikimin e rregullsisë së subjektit lidhur me pagesat e taksave dhe tarifave vendore, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Kjo do të thotë, me fjalë të tjera, që, siç e përcakton Ligji 9920 "Për Procedurat Tatimore", Neni 33 "E drejta për kontrolle të arsyeshme", se do të respektohet e drejta që njihet me ligj që "tatimpaguesi ka të drejtë t'i sigurohen kontrolle të arsyeshme, të cilat të kryhen në kohë të arsyeshme, në vendin e duhur dhe brenda afateve, sipas dispozitave të këtij ligji".
Vështirë se mund të gjendet një justifikim i arsyetimit për ndërmarrjen e këtij kontrolli, në një kohë kur gazeta ka filluar aktivitetin e vet në nëntor të vitit të kaluar. Po të qendrojmë gjithnjë në kërkesat e këtij ligji, Neni 80 pika 4 përcakton se "Zgjedhja e tatimpaguesve, që kontrollohen, bëhet në bazë të analizës së vlerësimit të riskut, të kryer nga administrata tatimore, për të identifikuar tatimpaguesin, i cili ka më shumë rrezik për ta shkelur legjislacionin tatimor". Kjo është një pikë, që duket se administrata tatimore në Shqipëri nuk e merr kurrë për bazë, pasi në shumicën e rasteve kontrollohet bëhen jo tek ata që dyshohet për evazion më të lartë, por me qëllime të tjera. Shumëkush e di se në vendin tonë ka subjekte evazorë që i detyrohen shtetit dhjetëra miliona euro dhe ky borxh rritet nga dita në ditë, por mjafton lidhja e kapove të tyre me njerëzit pranë Berishës apo Bodes që të shmanget çdo lloj kontrolli apo të griset çdo lloj procesverbali ndëshkues.
Nuk ka qenë aspak verifikimi i pagesës së taksave të pastrimit apo gjelbërimit apo të tabelave që shqetëson në këtë rast kryebashkiakun Lulzim Basha. Një subjekt me një CV kaq të shkurtër në kohë, që punëson një numër të kufizuar punonjësish, që ende nuk realizon fitim, zor se duhet të hyjë në objektivat e kontrollit tatimor të Bashkisë. Administrata tatimore kontrollon saktësinë e të gjitha dokumenteve, që kanë të bëjnë me statusin ligjor, rezidencën, veprimtarinë ekonomike, pagesat dhe detyrimet tatimore, si dhe çdo dokument tjetër me rëndësi për përcaktimin e detyrimit tatimor. Por, në Tiranë ajo ka ka shumë subjekte për të kontrolluar, sa që vendosja e përparësisë tek një gazetë e porsahapur të le të kuptosh se fjala është për një kërcënim financiar nga ana e Bashës, sikurse ka ndodhur në të kaluar me mbylljen e gazetës "Tema" apo vendosjen e gjobave stratosferike ndaj Top Channel-it.
(gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.2%
-
Të gabuar
23.1%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç
16 Janar, 20:43
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37