Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet nga anëtarët e KLP nëse ka presione nga politika. Në përgjigje, Braho tha se retorikat politike nuk përbëjnë kërcënim për punën e prokurorëve të SPAK. Ai tha se shqetësim do të ishte vetëm në rast se do kishte ndryshime ligjore për kompetencat e institucionit, por deri më tani nuk ka drafte të tilla ligjore.
“Retorikat politike nuk përbëjnë kërcënim, janë retorikë. Janë shqetësuese nëse do të kishte ndryshime ligjore për kompetencat e institucionit. Nuk ka një gjë të tillë deri tani. Nëse do kemi drafte të tilla ligjore, do e bëjmë publik shqetësimin tonë dhe do ia përcjellim KLP-së. Për burimet njerëzore, prokurorët nuk kanë këshilltarë ligjor, veç drejtuesi. Ne jemi munduar të harmonizojmë punën dhe të ndihmojmë prokurorët. Duhet ndryshohet situata që prokurorët të kenë këshilltarët e tyre ligjor”, tha Braho.
Lajmi kryesor:
Puna e SPAK/ Braho në KLP: Të rritet kufiri për hetimin e korrupsionit! 45.4 mln € pasuri të sekuestruara e konfiskuara! Arresti me burg, ulje me 53.4%











