Real Madrid kaloi Manchester Cityn pas penalltive dhe tanimë është në gjysmëfinalen e Champions League.
Davide Ancelotti, ndihmëstrajneri i Realit ka bërë me dije se dy nga lojtarët e 'Galaktikëve', Federico Valverde dhe Eder Militao refuzuan të ishin pjesë e gjuajtësve të penalltive të ekipit.
“Federico Valverde ishte planifikuar të gjuante penalltinë e fundit (të pestën), por kur ia komunikova më kërkoi të përjashtohej nga lista sepse ndihej shumë i lodhur”, tha Davide.
Nga ana tjetër, Militao u "justifikua" se ishte shok shumë i mirë me portierin e Cityt, Ederson dhe mund t'ia kuptonte krahun. Në fund buzëqeshi Reali që në gjysmëfinale gjen Bayern Munich.