Gazeta prestigjioze “The New York Times” i ka kushtuar një hapësirë në numrin e saj  një restoranti në Bronx. Pronari i këtij restoranti me emrin “Tradita” është Ramiz Kukaj nga Peja. Në këtë restorant të shqiptarit nga Kosova shërbehet ushqim tradicional shqiptar.

Prestigjiozja amerikane shkruan për flinë, si një ushqim tradicional që mbizotëron në çdo sofër shqiptare.

Shqiptari nga Kosova Ramiz Kukaj, kishte menduar para nëntë vitesh për restorantin "Tradita", pasi djali i tij, atëherë 12 vjeç e kishte pyetur nëse ka ndonjë vend që t'i dërgonte shokët e tij në një restorant shqiptar, në mënyrë që t’i tregonte për traditën e popullit të tij, thuhet mes tjerash në në këtë artikull të publikuar në median prestigjioze amerikane.

Por nuk mbaron me kaq kjo histori, artikulli tregon se si Ramiz Kukaj kishte shkuar në Pejë dhe ka koleksionuar gjëra antike, që padiskutim i duheshin për  restorantin e tij.
Ramiz Kukaj ka bërë endrrën realitet dhe tani shërben ushqime tradicionale shqiptare në shtëtet e Bashkuara të Amerikës. Mes ushqimeve më të spikatura është padyshim flija, por jo vetëm.

Tashmë kosovari nga Peja  së bashku me djalin e tij 21 vjeç dhe dy bashkëpunëtor menaxhojnë restorantim me shumë emër në Amerikë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com