Aktori i njohur shqiptar ka tëherhur vëmendjen e prestigjiozes gjermane ‘Glamour Germany’.
Nik Xheliaj është duke zhvilluar karrierën e tij artistike në Turqi ku është bërë pjesë e disa telenovelave. Më parë ai ka luajtur në një film gjerman ku iu dha roli i rëndësishëm nëtrilogjinë ‘Winnetou'.
“Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-ën për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendas duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”,-shkruhet në artikullin dedikuar aktorit.
Niku ka realizuar dhe një set fotografik për prestigjosen ku ka nxjerrë në pah anën e tij më sharmante.