Presto Classical: Sfidat e Ermonela
Jahos me “Zaza”-n e Leoncavallos

Presto Classical: Sfidat e Ermonela<br />Jahos me “Zaza”-n e Leoncavallos
Sopranoja lirike shqiptare Ermonela Jaho sigurisht që ka mbi shpatulla peshën e një reputacioni të shkëlqyer: me performancat e saj në kryerolet në La Traviata, Madama Butterfly dhe në veçanti Suor Angelica. E kanë spikatur atë si një nga aktoret me energji të brendshme të të kënduarit nga më të mirat deri më sot.
Për shkak të prezantimit të saj madhështor nga njëri rol i operës në tjetrin, ajo është marrë të këndojë në një tjetër teatër, dhe jo më pak të njohur, derisa arrin të luajë heroinën që bën një sakrificë të madhe për një fëmijë: në kryerolin e saj, Zaza, të Leoncavallo-s, që vjen në një regjistrim të ri nga Opera Rara, i kryer nga Maurizio Benini.

Dhe ja tashmë kemi me të Performancën Live, të një koncerti, i cili është prezantuar pas regjistrimit me komente sensacionale që bëri The Guardian, duke e vlerësuar Jahon si "një prej interpretuesve vërtetë më të mëdha të operës sot, që vjen si një mrekulli me shtrirjen e pabesueshme vokale të zërit të saj. Historia e një këngëtareje të muzikës së holleve, që bie në dashuri me një padron të pasur, milioner, por që ka zbuluar se ai është i martuar me një vajzë të re, u dha premierë në operën “Zaza” nga Toscanini në vitin 1900 dhe u bë jashtëzakonisht popullore për disa dekada, para se të lihej në hije ​​nga mesi shekullit të njëzetë. 

Unë u takova me Ermonelën për një kafe, ndërsa ajo ishte në Londër muajin e kaluar për të marrë çmimin e publikut Internacional Opera Awards, por vinte edhe pas Butterflys në Berlin - këtu që ajo kishte çfarë të më thoshte për këtë karakter kompleks, emocional e me kërkesat teknike të verizmës, me risi që vetëm njëherë mund të vijnë në skenë.
jaho


Më tregoni pak për karakterin e personazhit tuaj, sa afron me ju?
-Është një karakter kompleks, por unë kam aq shumë simpati për të! Ajo është një grua pasionante, tipike mesdhetare, dhe unë ndihem shumë e afërt me të, por nëse i referohesh tingëllimit muzikor ajo është mjaft e re në krahasim me mua, dhe për këtë ishte një sfidë e madhe - jo vetëm për shkakun se është një pjesë e gjatë, por për shkakun se ju nuk keni një pushim. Unë këndoj Butterfly, që është një rol që zgjat më shumë se Zaza, por ndërkohë ju i keni disa momente ku mund të prisni! Me Zazën? Jo! Ju i gjeni të gjitha ngjyrat e shpirtit të njeriut atje: aty është një divë e vërtetë, por brenda divës do të jetë gruaja që ka vuajtur, i cila u flak tutje dhe u braktis, që rri në pritje të një dashurie të vërtetë. Dhe kjo është projektuar në të vërtetë bukur, si në linjën dramatike dhe atë muzikore.
 
 
Sa shumë verizëm ka në këngët e tua të mëparshme?
-Aktualisht repertori im është pak i komplikuar: ku ke të bësh me shumw ngjyra tw zwrit. Unë kam një moment si mezzosoprano, kam kënduar shumë barok, shumë belkanto. Natyrisht kjo nuk është pika ime më e fortë, por është e rëndësishme qw të kesh vazhdimisht kaq shumë stile, kaq shumë kredibilitet në dorën tënde, qw teknikisht do tw thotë që të marrësh role e t’i këndosh. Sepse veçanërisht tek “Traviata” ka shumë ngjyra.  

Nëse do të mendoja se “Ah, por unë jam një zë dramatik ... “, atëherë do të ishte një fatkeqësi për mua. Dua të them se ajo që kam zbuluar me kalimin e viteve më bëri që ta doja së pari aq shumë Puccinin: saqë nisa të ndihem e afërt me të, saktësisht e njëjta gjë më ndodhi edhe me Zaza-n. Unë shpresoj që në të ardhmen të kem sërish mundësi për ta kënduar atë në një prodhim të plotë, por kjo është një opera që është aq e komplikuar dhe kërkon një organizmin korrekt të çdo faze të saj për të nxjerrë thelbin e saktë në tërësinë e veprës.


Gjithashtu, kjo është vërtetë një punë në ekip! Leoncavallo dha të gjitha lajtmotivet e caktuara, vetëm për të dhënë kompleksitetin e asaj që duhet të përjetohet në një teatër: të gjitha këto karaktere të çmendura (të gjithë janë të çmendur, ë!), të jap atë lloj shkëlqimi që i duhet një teatri (me pak fjalë siç do ta merrni edhe te Pagliacci). Dhe është shumë e rëndësishme që të ketë një ekip të vërtetë. Unë nuk besoj në një yll – mund të kesh rolin kryesor, por në qoftë se nuk e dashuron një pjesë si kjo gjatë punës, ku duhet të jesh pranë çdo lojtari në orkestër, duke e realizuar secilën këngë 100 për qind, edhe në qoftë se secilës i duhet vetëm një fjalë për ta kënduar. Gjithkush duhet të jetë si një ansambël. Përndryshe, asgjë nuk do të ishte në rregull, dhe publiku do të dilte duke menduar, por kjo nuk mjafton: pra të gjithë duhet të jenë të përgatitur që çdo gjë të jetë e ndjeshme “si tek të kënduarit bukur, dhe tek meloditë e bukura!”. Publiku nganjëherë i harron edhe gabimet, sepse askush nga ne nuk është i përsosur, ndaj ne ne duhet t’ia japim me gjithë këto dobësi njerëzore shfaqjen publikut. Njerëzit nuk janë perfekt, dhe nuk ta pëlqenin aq shumë perfeksionin!
 
Cilat janë disa nga sfidat me të cilat jeni ndeshur gjatë përgatitjes së rolit?
-Realisht sfida ishte fakti që ajo ishte e panjohur: kur je duke përgatitur një rol të famshëm, në njëfarë mënyre e ke edhe një ide - për Zaza, s’ka asgjë! Kam kërkuar, por kam gjetur dy ose tre regjistrime, por edhe ato kanë qenë me shumë shkurtime, sepse ajo më tepër është eksploruar si një rol që herë e lartësojnë, herë e zvogëlojnë. Pra, në përgjithësi, unë e kam studiuar personalisht rolin duke mbajtur shënime çdo ditë. Kur e kam filluar kam menduar se ishte e pamundur që ta mësoja: muzikalisht është kaq e vështirë, është diçka e ndryshueshme në çdo çdo faqe muzikore, me shumë-shumë ndryshime të shpeshta, sepse i tillë është edhe shpirti i Zaza-s. Dhe unë mendoj se është kjo që e bën  pak më të ndryshme nga operat e tjera, verizmi është diçka që e kam realizuar më parë, por kjo është gjysma e punës, sepse është diçka në mes të stilit francez dhe stilin italian, dhe orkestrimi është tepër delikat.

Pritshmëria është që verizmi të kalojë përmes emocioneve, por këtu kjo gjë nuk pëlqehet shumë, jo qind për qind. Shpërthimi emocional ngrihet gradualisht, por nuk është i njëjtë si te Puccini. Unë kam lexuar shumë nga shkrimet e Leoncavallo-s, dhe ai flet se ka dashur të sfidojë njerëzit, audiencat, më shumë se të sfidonte Puccini-n apo kompozitorët e tjerë: ai donte të bënte diçka të kompletuar.

Ju keni një pamje të qartë, sepse në verizmën ndonjëherë kalohet nga një situatë në tjetrën: për shembull në Manon Lescaut të Puccini-t ka një kërcim të madh në mes të aktit të parë dhe të dytë ndërsa në Manon e Massenet është më i plotë. Po kështu edhe në Zaza: historia ndërtohet hap pas hapi për të dhënë idenë e gjithë jetës së kësaj gruaje. Unë kam kërkuar për të gjetur diçka që më lidh me të, sepse në qoftë se nuk ka një lidhje, sidomos në verizmë, historia është më se zakonshme: Gruaja e dashuruar, gruaja e braktisur, etj, etj, janë ngjarje realiste, kështu që çdo shënim duhet të rrëfejë një emocion të vërtetë – dhe mendo në qoftë se nuk e gjejnë një lidhje të tillë emocionale, kur bëhet fjalë për një kohëzgjatje prej tre orësh!
 
Cilat janë disa nga momentet më të veçanta të arritjeve tuaja?
Kur nisa studimin e rolit për herë të parë, arrita në një pikë të caktuar, ku në aktin e tretë m’u kujtua rinia ime, sepse nëna ime ishte braktisur nga prindërit e saj, dhe një herë unë e gjeta atë që po qante. Kur je një fëmijë, ndoshta nuk e kupton një sjellje të caktuar të prindërve të tu: Nëna ime ishte gjithmonë shumë e pikëlluar për prindërit e saj, dhe për herë të parë kur kam kënduar nëpër ariet ku Zaza i shpjegon Toto-s [dashuritë e vajzërisë së saj] në lidhje me prindërit e saj, unë i kisha sytë me lot dhe isha duke menduar “Pse po qaj”. Dhe pastaj mendova përsëri nënën time dhe i thashë vetes “Po. Kjo është lidhja” Për arsyen se duhet të përpiqemi të jemi të sinqertë në skenë: na duhet të këndojmë nga shpirti ynë dhe vetëm e vërteta mund të të lidhë me njerëzit. Dhe kjo është një sfidë e veçantë në një punë si kjo: Ju e dini, tashmë se është më e lehtë për të shitur Butterfly-n, ose Traviata-n, por ngaherë  është e rëndësishme që të zbulosh gjëra të reja. Dhe për mua kjo ishte si një lloj terapie, sepse më në fund kam kuptuar nënën time.

Te Zaza, nëna e saj i merr të gjitha paratë dhe është gjithmonë e dehur: Zaza ndihet shumë në siklet, por ende ajo e kujton atë që nga koha kur kishte qenë fëmijë.
 
Janë këto dy gjëra, ku Cascart (kolegu i Zaza-së, mik dhe ish i dashur) thotë: “Eja këtu, ju punoni kaq shumë dhe nëna juaj i shpenzon (shpërdoron) të gjitha paratë! Lëreni atë të shkojë dhe në këtë moment ajo do t’ju thotë:
 
"Po, unë ju kuptoj: por ju nuk mund ta kuptoni se sa shumë ajo ka vuajtuar. Ju nuk mund të injoroni se sa e vështirë është për një grua të braktisur me një fëmijë".
Është e njëjta gjë edhe me shpirtin e Zaza-s që kujton fëmijërinë e saj – pikërisht në dy faqe! Sipas mendimit tim modest, një gjë e tillë është arsyeja ….
sepse emocionalisht është kaq e vështirë, aq delikate: a nuk është kjo e gjitha për të ulëritur e për të qarë! Ndonjëherë mund të vuash brenda, dhe tek Zaza e gjeni këtë gjë. Ajo vuan me një dinjitet të atillë – sa të duhet ta këndosh me gjithë shpirtin tënd.
 
Dhe përfundimi i operës, që është pothuajse i pakuptueshëm. Realisht është pak e pakonceptueshme – është pothuajse një gjë e rrallë që ju luani një grua e cila qëndron ende gjallë e të thërret pas perdes. Si e imagjinoni sesi mund të shkojnë punët me Zaza-n pas kësaj...?

-Kjo është një pyetje e mirë. Nuk kisha menduar ndonjëherë rreth kësaj! Ndoshta ajo kthehet pas në të kaluarën e  saj, ndoshta ajo martohet me Cascart - sepse ne e dimë se ai e ka falur atë. (Në fakt është ai që zbulon se Milio është i martuar: është ai që i thotë asaj se “ti duhet të jesh e kujdesshme me këtë dashuri pasionante ...”, dhe kjo arie e vogël “Zaza, Piccolo zingara”, është një nga ato që më ka prekur, janë momentet më të bukura tek e fundit). Në fund të fundit kjo tingëllon pak si La Rondine, sepse askush nuk vdes, fizikisht - por shpesh më e dhimbshme është kur vdes emocionalisht, nga brenda.

Unë mendoj se është shumë e bukur mënyra sesi përfundon opera, sepse ajo e pati një zgjedhje: ajo mund ta kishte shkatërruar jetën e kësaj fëmije, por dialogu me Toto-n, shërbeu si një terapi për të. Kur ajo takon Milo-n ngre një kështjellë me ëndrra, ku nis të pohojë: “Unë dua të jem gruaja më e mirë, gruaja më e bukur, unë dua të kem një shtëpi, një familje, të jem nëna e fëmijëve të tij”. Pastaj ajo përballet me realitetin: shtëpi e bukur? E pra, tashmë ai e kishte! Por ende ajo mendon: “Unë duhet të përballem me gruan e tij, sepse kështu duhet: Unë jam një artiste, jam e veçantë”, por ajo e shihte Toto-n sipas mënyrës së saj. Dhe kjo ishte si përballja me një reflektim në një pasqyrë; ajo nuk do të donte që dikush tjetër të vuante me të njëjtën mënyrë si i ngjau asaj. Dhe pas kësaj ajo nuk ka më dilema: “Unë nuk do të mund të avancoja më tej që të prish familjen e tij, martesën e tij – por unë duhet të shpëtojë këtë fëmijë, të bëjë atë që babai im nuk e bëri me mua". I tillë është shpirti i kësaj gruaje. Në një farë mënyre ajo është e ngjashme me Violetën (në Traviata), por për mua Zaza është gruaja më e plotë në këtë verizmë.
 

ermonela
Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Durrës, ndalohet lundrimi mjeteve të vogla të peshkimit

Moti i keq në Durrës, ndalohet lundrimi mjeteve të vogla të peshkimit