Prokuroria ka lexuar sot pretencën për gjykatësin e Apelit Shkëlqim Miri i akuzuar për korrupsion. Organi i akuzës pranoi gjykimin e shkurtuar dhe nga 4 vite burg, kërkoi që ai të dënohet me 2,8 vite. Por jo vetëm kaq, Prokuroria ka kërkuar që gjyqtarit t'i mbahen vetëm 30 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër mund t'i kthehen. Kujtojmë që pjesa tjetër e parave i janë sekuestruar në kuadër të ligjit antimafia. Gjyqtari ka barrën të provojë ligjshmërinë e shumës. 

Prokuroria kërkoi dënimin me 2 vjet e gjashtë muaj burg edhe për kushëririn e tij, shtetasin Kujtim Miri, në akuzë si sekser i gjyqtarit për favorizimin e të dënuarit Gentian Doda.

Gjyqtari i akuzuar per korrupsion u arrestua në nëntor të vitit 2017. Gjatë kohës që qendronte prapa hekurave, Miri u diagnostifikua me një tumor beninj, për të cilin gjykata vlerësoi se nuk i rrezikohet jeta.

Arrestimi i tij u bë në nëntor të vitit 2017 pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzen e korrupsionit pasi dyshohet se ka përfituar shumen prej 20 mije eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997. 

Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. I akuzuari ishte Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA. 

Në fillim të nëntorit gjatë kontrollit të banesës, gjyqtarit iu gjetën 30 milionë lekë në shtëpi. Ai ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qënë anëtar i KLD-së.

Pretenca e prokurorisë për gjyqtarin Shkëlqim Miri

vijon