Pretendimet e kunatit të Babales, Balla: S’e kam takuar, Salianji ia futi vrapit

Pretendimet e kunatit të Babales, Balla: S’e kam takuar, Salianji ia futi vrapit

Taulant Balla

TIRANE-Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka mohuar deklaratat e kunatit të Babales, Fredi Alizoti në videon e publikuar nga deputeti i PD, Salianji. Balla shprehet se nuk e ka takuar kurrë Alizotin, ndërsa shton se Salianji iu fsheh prokurorisë. 

Nuk e kam takuar kurrë. Unë dua të them që prokuroria po bën një punë të shkëlqyer në zbardhjen e kësaj cështje dhe të vijoj hetimin deri në fund edhe për video të tjera të servirura, por ata që i nxjerrin videot nuk duhet t’ia fusin vrapit. Rastin i mbrëmshëm i largimit me shpejtësi i Salianjit duke vendosur në rrezik rojet është i turpshëm. Salianji apo Luli, rrezikon një vepër penale tjetër, të fshehjes së një krimi. Nuk jam takuar me Alizotin, kurrë. Këto cështje ti sqarojë prokuroria, e krijoi PD këtë cështje. Babalja u propozua nga PD për hero kombëtar, tani kunati paska tradhtuar PD dhe paska kaluar këtej, këto nuk janë të vërteta, prokurori ka cojë deri në fund.

Taulant Balla

Në videon e publikuar mbrëmë nga Salianji, Alizoti shprehet se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në datë 1 qershor të këtij viti dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin, që i shkon për shtat maxhorancës për hetimet në kuadër të dosjes ‘Babale’.

Fredi Alizoti thotë ndër të tjera se Veliu i ka thënë se “Je me ne, apo me ata”. Gjithashtu kunati i Babales deklaron se ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë, por Policia e Shtetit dhe kryetari i grupit të PS, Balla kanë hedhur poshtë deklarimet e Alizotit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore