‘Babalja’/ Përgjimi me Erzen Breçanin rrëzon videon e Ervin Salianjit (Detajet)

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe përgjimi në datë 29 maj me Fredi Alizotin mund të rrëzojnë videon e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ nga deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ku shfaqet kunati i Babales. Në video, Alfred Alizoti pretendon se në datë 1 qershor para deklarimeve në Prokurori është marrë me makinë nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe është dërguar te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas Salianjit, gjatë transferimit në makinën zyrtare të Ministrisë së Brendshme, Ardi Veliu, do të kishte bërë presione Fredi Alizotit për të marrë prej tij një dëshmi që të deklaronte false audio-përgjimin e Babales.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, sot përgënjeshtroi se ka takuar Alizotin në ato rrethana, por ajo që vë në dyshim videon e fundit të Salianjit janë përgjimet e realizuara me 29 maj mes Fredi Alizotit dhe ish-policit Erzen Breçani. Në atë telefonatë, e ndodhur dy ditë para presioneve hipotetike të Ardi Veliut, Fredi Alizoti, pranonte me ish policin se ai audio-përgjim ishte fals dhe se ishte vetë ai që kishte interpretuar zërin e Agron Xhafajt gjatë një takimi me Babalen.

Në një deshmi para prokurorit të Krimeve të Renda, i njëjti Erzen Breçani ka konfirmuar përmbajtjen e asaj telefonate të 29 majit. Pra, nëse më 29 maj Alizoti i pranon një ish oficeri policie shumë afër PD që audio-përgjimi me Babalen është fals, mbi çfarë bazohet akuza e Salianjit, sipas të cilit presionet nga policia u bënë dy ditë më pas? Personat që e morën në pyetje Alizotin me nje kamera të fshehtë duket se nuk ishin në dijeni të faktit që ekzistonte një përgjim mes Breçanit dhe Alizotit në datën 29 majit, ku ky i fundit pranon që audio e publikuar nga Babalja është false.

Ndërkohë që sot Prokuroria për Krimet e Renda ka sekuestruar videon e transmetuar mbrëmë në emisionin "Opinion", ku shfaqej Fredi Alizoti, i cili është kunati i Babales. Oficerë të krimeve kanë shkuar në selinë e PD ku kanë bërë administrimin e materialit filmik, në cilësinë e provës materiale.

Biseda mes Fredi Alizotit dhe intervistuesit
Fredi – Tani do më dëgjosh ti mua?
Tjetri – Po?
Fredi – Nga 200 ulu 100.
Tjetri – Pse do të takonte Taulanti ty te prokuroria psh?
Fredi – Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.
Tjetri – Si të ka marrë?
Fredi – Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …
Fredi – Ky r***** tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë me prokurorinë, ç’është një lokal aty.
Tjetri – Po, ka shpinë aty.
Fredi – Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.
Fredi – E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok.
Tjetri – Dhe nje herë, Drejtori i Përgjithshëm nuk ka pse vjen me të marrë ty me makinë.
Fredi – Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta.
Tjetri – Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e…
Fredi – Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.
Tjetri – Ky drejtori i ri që është vënë?
Fredi – Po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë.
Tjetri – Kush drejtor, drejtori i Tiranës?
Fredi – Ky Ard Veliu o vlla.
Tjetri- Si, të erdhi të mori ty nga atje?
Fredi – Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej.
Tjetri – S’ke faj që je i lodhur e je friksum o burrë, s’ke faj o burrë. Me gjithë mend të ka marrë ty Ard Veliu me të bë presion, se formë presioni është me të marrë me makinë.
Fredi – Po kot e ka me mua, se unë kam bërë 14 vjet burg o vëlla.
Tjetri – Po mirë pra mirë, presion është.
Fredi – Unë kam berë ç’nuk ka bërë njeri, do më bëjnë mua këta r******. Unë qetë, me qetësi, kupton ti.
Tjetri – E ça thotë rrugës.
Fredi – Po kot ore, provokime, gjëra, kupton ti. Me kë je, me ne apo me këta. S’kam votu ndonjëhere në jetën time i thashë, kam ndejt tërë jetën në Spanjë i thashë. Thashë me vete, kur kam bërë unë biruca, ti ke qenë…
Tjetri – Po Taulanti me kë ishte, njifshe ndonjë nga ata që ishte Taulanti?
Fredi – Ishin dy çuna, një ezmer me flokë gështenjë.
Tjetri – Taulanti si ishte vesh? Me kostum ishte?
Fredi – Me kostum.
Tjetri – Te ça lokali ishit?
Fredi – Te një lokal aty mbrapa.
Tjetri – Te pallatet e Sadriut?
Fredi – Unë s’të gënjej o vlla.
Tjetri – Ore a e sheh që i hoqa gjithë telefonat, me çantë me të gjitha.
Fredi- se ti kur te them një llaf unë, te dridhet trupi. Të duket sikur unë po të ashu..
Tjetri – O Fredi, unë të pashë qëparë, e di sa i tensionuar që ishe. Po ta regjistroje veten qëparë e ta shihe veten tate, do thoshe paskam qenë me gjithë mend n’siklet. Ishe shumë i skletum. Thashë unë këtij i kanë bo presion këtij, i kanë ofru noj gjo, ky s’do me dalë jashtë vetes së vet me shtrembëru gjinat, se nesër i bie përgjegjësia, atij i prish punë, vetes tate i prish punë, kur…
Fredi – Po jo se nuk bëj unë nga ato gjëra.
Tjetri – Prandaj thashë, i kanë ofru lekë, i kanë bë presion, se normalisht këta shtetin në dorë mor burrë, të bëjnë çdo gjë mor burrë, kanë gjithë instrumentat. Tashi, vjen Drejtori i Përgjithshëm, që për mu është procedurë jo normale..
Fredi – Po ka ardhë orë, se më vjen shumë keq, po betohem për pleqtë.
Tjetri – Ore nuk e vë në dyshim që ka ardhur e të ka marrë vetë ai, po ç’punë ka ai me të marrë me të çu te Krimet e Rënda?
Fredi – Ça të them unë tani?
Tjetri – Po pati kohë çdo Drejtori Përgjithshëm me marrë çdo njeri e me e çu te Krimet e Rënda, i bie që është korrier, s’është drejtor.
Fredi – Ai, bashkë me shoferin. Unë s’ju gënjej ore.
Tjetri – Ça date ka qenë?
Fredi – Ka qenë 1 ose 2, 1 ka qenë 1.
Tjetri – Në ç’orë, natën apo ditën?
Fredi – Nga ora 8 e një çerek, 8.10 pasdite
Tjetri – E të kanë çu te Krimet e Rënda në darkë ty?
Fredi – Po, në darkë më kanë çuar.
Tjetri – Dhe ty të priste Taulanti aty jashtë?
Fredi – Aty jashtë.
Tjetri – E kanë bo kastile atë punë. E ça po thoshte pastaj?
Fredi – Kot o provokonte, mos ke dorë ti, mos di gjë. Po s’di gjë nga këto muhabete i thashë. Unë di i thashë edhe për ty. Edhe qeshi r*****. A e njeh filanin? Filanin e njoh nga Berti i thashë unë. Po cne i rrije nga mbrapa? I rrija nga mbrapa se e kam 20 vjet shok i thashë unë, kisha hall se ma vrisnin.
Tjetri – Të bëri noj çik presion Taulanti?
Fredi – Po kush i ha ato! Unë kam bëre biruca në kohën e Enver Hoxhës.
Tjetri – Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë.
Fredi – Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha.
Tjetri – Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti?
Fredi – Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se…
Tjetri – e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha?
Fredi – Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta.
Tjetri – Po të bëj një pyetje unë ty, po të jeote lekët, po ça do bënte të të jepte lekët? Të t’i jepte lekët, pse s’t’i dha?
Fredi – Po ku janë e (qesh)
Tjetri – Po pra, po për ça do t’i jepte lekët ai, për kot?
Fredi – Siç i kanë këta, aman ore.
Tjetri – E ça donte ai të me thënë ti ?
Fredi – Epo ai donte të dinte mos kisha gjë unë me të, kupton ti?! Unë s’di gjë fare nga keto muhabete i thashë unë. Troç ore me pastelërti siç ka qenë, i rrija nga mbrapa une ngaqë ka vjehrrën aty, kisha hall mos e vrisnin. Kaq i kam thenë.
Tjetri – Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë.
Fredi – Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.
Tjetri – Edhe? Numër policie është ai?
Fredi – Numri i këtij o vlla, privat.
Fredi – Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babalja: 10/10/2018 20:46

    Shkoi dhe karriera e ketij kokeviçi

    Përgjigju
  • Arbër: 10/10/2018 11:32

    Ky person (salianji) është i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij