Pretendimet e Moldavisë se disa malazezë po përpiqen ta destabilizojnë, reagon Abazoviç: Të ashpra! Na mjaftojnë problemet tona
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç
Kryeministri dhe koordinatori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka informacion se individë nga Mali i Zi po planifikojnë të destabilizojnë Moldavinë për nevojat e Rusisë. Këtë përgjigje, Abazoviç ia ka dhënë Radios Evropa e Lirë më 14 shkurt.
Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, më 13 shkurt tha se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorin këtë në luftën kundër Ukrainës. Sipas saj, ky plan përfshin qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi.
“Ne do të përpiqemi të kontaktojmë me zyrën e tyre për sqarime shtesë. Nëse është e nevojshme, shërbimet tona të sigurisë do të kryejnë kontrolle shtesë. Nëse ata kanë ndonjë informacion më shumë, ne jemi të gatshëm ta dëgjojmë atë”, tha Abazoviç.
Ai tha gjithashtu se deklarata të tilla nuk duhet të ndërlidhen me politikat e Qeverisë dhe shtetit, por nëse personat e tillë ekzistojnë, bëhet fjalë për individë të papërgjegjshëm.
“Më dukej pak e ashpër, sepse krijohet përshtypja se Mali i Zi po merr pjesë në problemet që ekzistojnë në Moldavi. Mali i Zi ka mjaft probleme të veta, por ne jemi këtu nëse mund t’i ndihmojmë”, tha Abazoviç.
Abazoviç kujtoi se Mali i Zi është tërësisht në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe ka ndihmuar Ukrainën dhe refugjatët ukrainas.
“Ne japim kontribut nga i cili nuk do të turpërohej asnjë vend evropian”, tha ai.
Krahasuar me numrin e banorëve, Mali i Zi mori një përqindje të lartë të refugjatëve ukrainas, si dhe ka dhënë ndihma financiare dhe ushtarake për Ukrainën. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, kur duhet të mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri?
-
Në korrik
49.4%
-
Pas korrikut
23.6%
-
S'kam mendim
26.9%
Vota total: 271
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Rama në Moldavi, më i afërt se më parë me kryeministren italiane! E puth në faqe para liderëve europianë
1 Qershor, 16:35
-
Samiti i dytë i Komunitetit Politik Europian mbahet në Moldavi në 1 qershor! Rama pritet të ketë takime me liderë të lartë të BE
26 Maj, 16:45
-
Moldavi, dhjetëra mijëra qytetarë tubim pro-evropian! Presidentja zotohet: Deri në 2030-ën do jemi pjesë e BE-së
21 Maj, 16:11
-
Betohet presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç: Ndryshimi strukturës politike, ngjall shpresë
20 Maj, 10:45
-
Nesër betohet presidenti i ri i Malit të Zi, Gjukanoviç në konferencën e fundit si kreu i shtetit: Nuk do largohem nga politika
19 Maj, 15:34
-
Presidentja e Moldavisë: Anëtarësimi ynë në BE është mënyra më e mirë për t'u mbrojtur kundër agresionit rus
18 Maj, 16:29
-
Opozita akuza PS-së: Vodhët zgjedhjet! Balla: Foltores së Berishës i ka mbetur shkopi pa flamur! Miratohet marrëveshja për ndërtimin e Urës së Bunës
18 Maj, 08:04
-
Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës, Rama publikon foto me Abazoviç: Me më të mirin e të tanëve
16 Maj, 20:58
-
Prokuroria në Mal të Zi heton mënyrën e jetesës së funksionarëve
13 Maj, 17:01
-
Abazoviç mbështet Veliajn për zgjedhjet e 14 majit: Erioni, inovator që promovon vlera universale të mira edhe për rajonin (VIDEO)
12 Maj, 16:44
-
Fluks emigrantësh, FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë
11 Maj, 16:49
-
UEFA dënon Serbinë për thirrjet anti-Kosovë
10 Maj, 16:40