Kryeministri hungarez, Viktor Orban i Hungarisë deklaroi se kur lufta në Kosovë u intensifikua në vitin 1999, gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër, ai mori një telefonatë nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton.

Para një audience në Szombathely, Orban tha se Clinton i kërkoi Hungarisë të hapte një front të dytë dhe të sulmonte Serbinë, ose "të paktën të qëllonte mbi ta nga Hungaria përmes Vojvodinës deri në Beograd", sipas mediave hungareze.

Siç tha Orban, qeveria e tij e hodhi poshtë këtë dhe iu përgjigj kërkesës së qartë të presidentit amerikan me një "Jo, zotëri!".

Sipas kryeministrit hungarez, ai e pyeti Clintonin se çfarë do të ndodhte në një situatë të tillë me 300,000 hungarezët etnikë që jetonin në Vojvodinë.

Viktor Orban tha më tej se ata kishin rënë dakord ta diskutonin çështjen personalisht në samitin e NATO-s të planifikuar për një javë më vonë, por amerikanët nuk e ngritën më kurrë çështjen.

Për deklaratën e Orbam reagoi Aron Tabor, një ekspert amerikan dhe pedagog në Institutin e Studimeve Politike dhe Ndërkombëtare në Universitetin Eötvös Lóránd.

Tabor tha se ndërsa kishte disa plane për një operacion tokësor të NATO-s gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, nuk kishte mbështetje të vërtetë politike për to dhe nuk ka prova se Hungarisë iu kërkua të sulmonte Serbinë.