Ilda Topalli, ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, e cila u shkarkua nga ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, sapo ai nisi reformën në shërbimin diplomatik, i është drejtuar me një letër Kryeministrit Rama.

Ajo ndër të tjera, teksa ankohej për heqjen me pa të drejtë nga pozicioni që mbante, theksonte se ajo eshtë një studente ekselente dhe me kualifikime të larta.

Hidhu një sy kualifikimeve të një vajze 28- vjeçare, pa parti, pa miq, pa ryshfete, pa kurvëri e pa lidhje farefisnore në administratë!”, shkruante Topalli ne letren e saj drejtuar kryeministrit Rama.

Por, po t'i hedhësh sytë shkollimit të saj, në fakt konfirmohet e kundërta. Ajo ka studiuar për Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës në vitet 2009-2012. Notat e saj siç shihen edhe më poshtë, janë të tilla që nuk mund ta cilësojnë atë studente ekselentë, pra nuk është një mesatare mbi 9.

Madje, edhe ne, mbrojtjen e diplomës, Topalli ka marre 7, një note qe eshte larg ekselencës./ Lexo.al