Pretendoi se kishte shkopin e Mbretëreshës Elizabeth II dhe e nxori në shitje, i riu në Britani dënohet për mashtrim

Pretendoi se kishte shkopin e Mbretëreshës Elizabeth II dhe e nxori në shitje, i riu në Britani dënohet për mashtrim

Mbretëresha Elizabeth II dhe shkopi i saj

Një 26-vjeçar që tentoi të shiste atë që pretendonte se ishte shkopi i përdorur nga Mbretëresha Elizabeth II, është dënuar për mashtrim të blerësve në “eBay”, raporton agjencia Associated Press.

Dru Marshall, nga Hampshire në jug të Anglisë, pretendoi se ai ishte punonjës në Kështjellën Winsdor dhe se të ardhurat nga shitja e shkopit do të shkonin për hulumtime për kancer.

Ankandi kishte arritur në 540 funte përpara se ai ta anulonte, pasi kuptoi se policia kishte filluar hetimet.

Ai është shpallur fajtor për mashtrim nga Gjykata e Southamptonit dhe është dënuar me shërbim komunitar prej një vit.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator të vitit 2022 në moshën 96-vjeçare.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona