Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka urdhër SPAK për të nisur hetimet mbi pretendimet e ish-kandidatit për deputet të opozitës në qarkun e Durrësit, Aulon Kalasë. Ky i fundit pretendon se votat janë vjedhur apo manipuluar me qëllim favorizimin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, sot deputet.

Vendimi është firmosur nga gjyqtarja Flojera Davidhi duke detyruar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të nisë procedimin penal. Këto të fundit, çështjen e Kalasë e kishin referuar në Prokurorinë e Durrësit me arsyetimin se nuk kanë indicie për ‘grup të strukturuar kriminal.

Kalaja kërkon nga SPAK që të hetojë vendimin e paligjshëm të KAS, i cili vendosi për të rinumëruar pothuajse dyfishin e kutive që kaloi në proces dhe për shkak të trendit të lartë të tjetërsimit të votave të kandidatëve, e ndërpreu procesin.

Denoncimi u depozitua më 22 korrik. Kalaja deklaroi se i kishte kërkuar SPAK-ut që të sekuestronte kutitë e Durrësit dhe të bëhej rinumërimi i tyre, teksa akuzoi edhe KAS-in për shpërdorim detyre.