Policia e Pogradecit ka arrestuar ditën e djeshme një 41- vjeçar i cili u kap duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Në pranga ka përfunduar Flamur Demollari, 41- vjeç, banues në fshatin Jollë- Pogradec, i cili është akuzuar edhe për veprën penale të drejtimit të mjetit pa leje drejtim.

 

dru kapet

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili u kap duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, si edhe drejtonte pa leje drejtimi, mjetin me të cilin bënte transportimin e saj. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Flamur Demollari, 41 vjeç, banues në fshatin Jollë-Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 09.10.2017, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Pogradec, konkretisht në vendin e quajtur “Talle”, ky shtetas u kap duke prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore (të llojit ah) të cilën e kishte ngarkuar në mjetin tip furgon me targa HD043925. Nga verifikimet e kryera rezulton se këtë mjet, shtetasi i mësipërm e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

 

dru