Reshjet e borës i kanë dhënë Prevallës pamjen tipike dimërore, duke tërhequr vizitorë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gjendet vetëm 20 km nga Prizreni dhe frekuentohet kryesisht gjatë fundjavave.

“Vijmë në Prevallë sepse është shumë e bukur kur mbulohet me borë, ofron qetësi për familjen dhe argëtim për fëmijët, ndërsa çmimet janë më të përballueshme se në zonat e tjera dimërore në Shqipëri.” shprehen vizitorët.

“Fluksi i madh i automjeteve nga Shqipëria, shumë prej të cilave nuk janë të pajisura me goma dimërore apo zinxhirë, shihet si një shqetësim për sigurinë rrugore gjatë sezonit dimëror shprehen banorët e zonës.”

Qarkullimi vijon të paraqesë vështirësi për shkak të rënies së gurëve në segmentin Reçanë–Prevallë.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen nga policia të tregojnë kujdes, të ruajnë distancën dhe të ulin shpejtësinë.

Një tjetër shqetësim që paraqesin banorët e zonës është mosrespektimi I rregullave nga disa shoferë, të cilët nuk vendosin goma dimërore dhe bllokojnë qarkullimin.

Prevalla ndodhet në Malet e Sharrit, në një lartësi rreth 1.800 metra mbi nivelin e detit dhe në dimër është ndër zonat më të frekuentuara për sporte dimërore në Kosovë.