Prezantohej si polic, arrestohet
mashtruesi i biznesmenëve

Prezantohej si polic, arrestohet<br />mashtruesi i biznesmenëve
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Kreshnik Begaj, 26 vjeç, lindur në Fier e banues në Tiranë. Para disa muajsh Gjykata e Krimeve te Rënda në Tiranë, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Shtrëngimit më anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim. 

Policia e Tiranës, bëri me dije se arrestoi shtetasin Kreshnik Begaj, 26 vjeç, lindur në Fier e banues në Tiranë. Kapja dhe ndalimi i 26-vjeçarit u bë pasi me vendim të datës 29 shtator të këtij viti, Gjykata e Krimeve te Rënda në Tiranë, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Shtrëngimit më anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

Begaj ishte në kërkim të policisë që prej një viti, por ai ka arritur ti fshihej shumë mirë këtyre të fundit. 26-vjeçari disa muaj më parë në bashkëpunim me Dhurata Kananajn dhe Spartak Alinë fusnin në kurth biznesmenë dhe u bënin atyre presion duke i kërkuar para. Vajza 29-vjeçare ofronte seks për personat me gjendje të mirë ekonomike, ndërsa bashkëpunëtorët e saj, Kreshnik Begaj dhe Spartak Alia shfaqeshin aty në momentin e duhur, duke u prezantuar si punonjës policie.

Ata i kanë marrë disa herë shuma të ndryshme parash një biznesmeni, duke e kërcënuar atë se do ta fusnin në burg, pasi kishte shkuar me një prostitutë, përndryshe biznesmeni duhet që të paguante shumën e kërkuar prej tyre. Fillimisht ai i dorëzoi atij një telefon IPHONE 4, si dhe një sasi prej 20 mijë lekësh të reja, gjithë sa kishte me vete.

Më pas ai është lënë i lirë nga “policët” që i bënin shantazh. Por, ky presion vazhdoi të bëhej i përditshëm saqë i kërcënuari u detyruar të denonconte në komisariatin e policisë nr.4 femrën që e kishte futur në kurth si dhe bashkëpunëtorët e saj. Pas denoncimit të biznesmenit nga Berati, policia vuri në pranga shtetasit Dhurata Kananajn dhe Spartak Alinë, ndërsa Kreshnik Begaj, arriti që të largohej.

Prej një viti ai ka qenë në kërkim të policisë së Tiranës dhe vetëm ditën e djeshme ai u vu në pranga të bluve. Sipas njoftimit të policisë Begaj u akuzua për veprën penale të “Shtrëngimit me anë te kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhjes me dhunë” në bashkpunim dhe “Vjedhjes” në bashkëpunim. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator