Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka prezantuar sot z. Ervin Hodaj si Drejtor i ri i Policisë së Qarkut Tiranë. Çako ka vlerësuar punën, rezultatet e arritura në goditjen e grupeve kriminale; integritetin dhe performancën e z. Ardian Çipa deri tani në krye të Policisë së Tiranës, i cili tashmë është emëruar Drejtor i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Çako, ka vlerësuar punën e zotit Çipa në drejtim të hapjes së policisë me komunitetin, dhe përmirësimin e shërbimit që policia ofron për komunitetin.
Më pas, Drejtori i Policisë së Shtetit ka uruar për detyrën e re z.Ervin Hodaj dhe është ndalur në masat që duhen të merren për rritjen e parametrave të rendit e Sigurisë Publike e asaj rrugore, kapjen e personave në kërkim e të atyre që qarkullojnë me armë zjarrri. Intensifikimin e luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar , korrupsionit e krimit në tërësi. Përmirësimin me tej të shërbimit që Policia ofron për komunitetitn, si dhe prioritare marrëdhëniet me komunitetin.
Fier- Prezantohet Drejtori i ri i Policisë, Neritan Nallbati
Fier- Prezantohet Drejtori i ri i Policisë, Neritan Nallbati
Drejtori i Policisë se Shtetit, Haki Çako, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato ka vijuar me prezantimin e Drejtorit të Policisë së qarkut Fier z. Neritan Nallbati.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka vleresuar profesionalizmin, rezultatet dhe integritetin e ish drejtorit, Ervin Hodaj, i cili tashmë do të drejtojë Drejtorinë e Policisë Tiranë. Me pas Çako i ka uruar suksese z. Nallbati, dhe i ka kërkuar atij rritjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, për sezonin turistik e veror, rritjen e parametrave të rendit e sigurisë rrugore, kapjen e personave në kërkim, intensifikimin më tej të luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
Gjithashtu Çako u ka kërkuar efektivëve të policisë një raport më të mirë me komunitetin si dhe një shërbim sa më cilësor. Drejtori i Policisë së Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të qarkut Fier një trajtim e përkrahje për punonjësit e rinj të policisë që sapo kanë mbaruar Akademinë e Sigurisë dhe kanë filluar me Patrullën e Përgjithshme apo në sektorë të tjerë.
Elbasan- Prezantohet Drejtori i ri i Policisë, Alfred Çepe
Elbasan- Prezantohet Drejtori i ri i Policisë, Alfred Çepe
Drejtori i Policisë se Shtetit, Haki Çako, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato ka prezanuar para efektivave të Policisë Elbasan, Drejtorin e ri të kësaj Drejtorie Alfred Çepe.
Deri sot në krye të Drejtorisë së Policisë Elbasan ishte Neritan Nallbati, i cili tashmë do të drejtojë Policinë e Qarkut Fier.
Çako ka vleresuar performancën dhe rezultatet e arritura nga Policia e Qarkut Elbasan nën drejtimin e Z. Nallbati. Ndërsa Drejtori i porsaemeruar Alfred Çepe vjen në këtë detyrë pas rezultateve pozitive të arritura gjatë karrierës së tij. Drejtori i Policisë së Shtetit më tej ka ndarë disa nga prioritetet e vizionet e tij që ai ka për të përmbushur objektivat e përcaktuara në strategjinë e Policisë së Shtetit, si dhe për të arritur atë performancë që ka pritshmëri komuniteti.
Në takimin prezantues ishte i pranishëm edhe Prokurori i Rrethit Elbasan, Eugen Beci. Z.Çako e cilësoi të rëndësishëm bashkëpunimin me Prokurorinë, si një nga çelësat kryesorë për të pasur sukses në luftën ndaj krimit.
/atsh/