Agim Canaj, ish-trajneri i shumë skuadrave në Superligë si Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Flamurtari, do të marrë drejtimin e Vllaznisë. Lajmi është njoftuar nga klubi shkodran i cili ka zgjedhur Canajn si zëvendësuesin e Hasan Likës, trajnerit të mëparshëm që u larguar për arsye personale.
Në prezantimin e tij te Vllaznia Agim Canaj është shprehur:
“Asnjëherë nuk i kam thënë ‘jo’ Vllaznisë, sa herë ka patur nevojë. Është një nga qytet që jam ndjerë shumë mirë si trajner dhe në marrëdhëniet me njerëzit. Pse jo dhe këtë rradhë e pranova pa kushte.”
Objektivi i padiskutueshëm i Vllanisë këtë sezon është ngjitja në Superligë dhe për këtë deri më tani është në rrugën e duhur. Shkodranët renditen të parët në Grupin A të Kategorisë së Parë me 44 pikë, 12 më shumë se Erzeni ndjekës. Gjithsesi për Canaj objektivi ende nuk është arritur.
“Në fjalën e parë që iu thashtë lojtarëve është se asgjë nuk është arritur. Ajo që është më kryesorja, sidomos pas pushimeve, është se duhet të kthehemi te mentaliteti që skuadra kishte në fillim të sezonit pasi unë marrë një punë të lënë nga miku im dhe një trajner shumë i mirë si Hasan Lika.”
Kjo është hera e tretë që Agim Canaj merr drejtimin e Vllaznisë. Ai do të jetë në krye të klubit shkodran deri në fund të sezonit, me opsionin për t’a zgjatur edhe për vitin e ardhshëm.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 5284
Lajme të tjera
-
Prapaskenat e largimit të Mirel Josës nga Vllaznia, trajneri tiranas nuk pranoi shkarkimin
20 Mars, 11:33
-
ZYRTARE/ Mirel Josa nuk është më trajner i Vllaznisë, caktohet tekniku i ri në Shkodër
19 Mars, 21:55
-
Laçi shtang Vllazninë, ‘luftë’ me tifozët në Rrogozhinë! Egnatia dhe Teuta barazojnë mes tensionit (VIDEO)
19 Mars, 15:01
-
VIDEO/ Egnatia fiton në Laç dhe prek gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia eliminon Partizanin
15 Mars, 19:06
-
Kupa e Shqipërisë/ Tirana gjysmëfinaliste me një barazim! Kukësi 'përmbys' Teutën, por durrsakët kalojnë te katër skuadrat më të mira (VIDEO)
14 Mars, 15:03
-
E konfirmon Vllaznia, Esat Mala mungon gjatë për kuqeblutë! Operohet mesfushori
13 Mars, 16:08
-
Kampionati i lë vendin Kupës së Shqipërisë, ndeshjet që luhen në fazën çerekfinale
13 Mars, 10:16
-
Tirana fiton me Laçin dhe kthehet në krye të Superligës, Vllaznia ndal Partizanin në 'Loro Boriçi' (VIDEO)
11 Mars, 19:09
-
Vllaznia dënon Latifin, Mirel Josa e konfirmon: Mungon me Partizanin, kemi nevojë për pikë
10 Mars, 10:59
-
Ndryshon orari i superndeshjes, java e 25-të e Superligës zhvillohet në dy ditë (AGJENDA)
7 Mars, 19:17
-
Disfata në Kupë, drejtuesit e Partizanit 'frenojnë' Colella-n! Trajneri mund të qëndrojë për derbi
2 Mars, 10:25
-
Fitorja me Partizanin, Josa: Asgjë s'ka mbaruar, jemi gati për të dyja kompeticionet
1 Mars, 19:43