Rama: Duhet të presim zgjedhjet e PE-në, por këtë vit hapen negociatat, ambasadorët t'i nxjerrin nga loja politike

Në kuadër të Javës së Eruopës, ministria e Jashtme prezantoi sot aplikacionin 'AMBASADA IME'. Kjo është një platformë dhe një aplikacion, një urë më shumë në komunikimin e drejtpërdrejtë mes Ministrisë së Europës e Punëve të Jashtme dhe qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në aktivitet foli për herë të parë për debatin për heqjen e tabelave në Finiq dhe marrëdhëniet me Greqinë, veçanërisht për dosjen e kufirit detar.  Përsa i përket negociatave, Rama u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave, por për vendimin final duhet që të priten zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Ai u shpreh se KE-ja vitin e kaluar e miratoi dritën jeshile për këtë vit, por situata politike brenda disa vendeve të BE-së detyron pritjen për të parë se në cfarë situate do të gjenden. E ndërsa theksoi se askush nuk e di cfarë do të vendoset në qershor, Rama u shpreh i bindur që ky është viti që të gjitha rrethanat do të çojnë aty për të çelur negociatat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:16
Rama rrëfen negociatat me Greqinë për kufirin detar: U ngrit furtunë, por tabelat në Finiq do rivendosen nesër

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit në kuadër të Javës së Europës, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë u ndal edhe te marrëdhëniet me Greqinë dhe dosjet e vjetra që janë duke u negociuar, përfshirë kufirin detar. Rama u shpreh se procesi po ecën si duhet dhe të dyja palët po punojnë për të gjetur rrugën më të drejtë.

"Për Greqinë dua të them se sa rëndësi ka procesi dhe sa shumë është bërë për ta dinamizuar këtë marrëdhënie duke adresuar probleme të vjetra dhe duke bërë çmos që të mos shfaqen si të reja do të sjellë dy gjëra në vëmendje. Marrëveshjen për kufirin detar, nuk dua ta zgjas, tradhtar ne këtej dhe ata andej, dmth se procesi po shkon si duhet, pasi nuk ka mundësi që të dyja palët po tradhtojnë vendin e tyre. Do të thotë se të dy palët po kërkojnë rrugën e arsyes dhe zgjidhjes që është e duhura për të dyja vendet" tha ai. 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë reagoi për herë të parë duke komentuar edhe debatin për heqjen e tabelave në bashkinë e Finiqit, që gjuhë të parë kishin greqishten. Rama tha se tabelat nuk u hoqën për këtë shkak, por për faktin se nuk ishte marrë leje dhe se nuk ishin marrë parasysh parametrat e sigurisë rrugore, por shtoi se duke filluar nga nesër do të rivendosen mbi bazën e ligjit në fuqi, referuar dygjuhësisë dhe kritereve teknike të aspektit të sigurisë rrugore. Tabelat pritet që të rivendosen me gjuhën shqipe fillimisht, pastaj greqisht. 

"U ngrit një furtunë për disa tabela të vendosur në një zonë dhe pranë një zone me shumicë minoritare. U tha cfarë nuk u tha këtej, u ç'u pasua andej, gjithmonë nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr, por është shumë e thjeshtë. Tabelat nuk u hoqën se kishte lidhje me minoritetin por ishin jashtë kritereve dhe të pa marrë parasysh parametrat e sigurisë duke shmangur nevojën e një leje që do i evitonte të gjitha këto dhe shpenzimet e bëra.

Nuk u hodhën për të mos u vënë më, nesër do të vendosen dhe deri të premten do të jetë të vendosura të gjitha mbi bazën e ligjit në fuqi dhe kritereve teknike. Të gjithë atyre që bëjnë patriotin apo ultra atdhetarin duke vendosur kunjën sepse në një zonë ku jeton minoriteti ka tabela ku shkruhet edhe greqisht u them se ne jemi një vend europian dhe kur flasim për europën, flasim edhe për këtë. Përveçse për traditën tonë të respektit dhe të të trajtimit të barabartë të kujdo, pavarësisht kombësisë, që jeton në këtë shtëpi
" tha Rama.

Katër ditë më parë në Bashkinë Finiq rrugët u mbushën me tabela në dy gjuhë greqisht dhe shqip. Por ajo që solli reagime të forta si nga qytetarët por edhe nga politika është se gjuha e parë në këto tabela është përdorur greqishtja ndërsa shqipja është vendosur si gjuhë dytësore. Këto tabela, shumica prej tyre u shkatërruan që ditën e parë që u vendosën, megjithatë Bashkia e Finiqit i vendosi sërish.

Por ARRSH dhe policia organizuan një aksion para dy netësh për heqjen përfundimtare të këtyre tabelave që shqipen e konsiderojnë gjuhë të dytë në Finiq. Ky veprim është kundërshtuar nga banorët që i përkasin pakicës greke, por sipas ligjit vendosja e këtyre tabelave është në kundërshtim me ligjin.

Lidhur me heqjen e tabelave dygjuhëshe në Finiq reagoi edhe ministri i Jashtëm grek Jorgos Katrugalos. Ai theksoi se kemi një përgjigje nga pala shqiptare, se tabelat u hoqën për të ndryshuar radhën, njëherë shqip pastaj greqisht, çështje e cila mbetet për t'u parë në vijimësi.

Ora 18:52
Rama: Duhet të presim zgjedhjet për PE-në, por jam i bindur që këtë vit hapen negociatat

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave, por për vendimin final duhet që të priten zgjedhjet për Parlamentin Europian. Ai u shpreh se KE-ja vitin e kaluar e miratoi dritën jeshile për këtë vit, por situata politike brenda disa vendeve të BE-së detyron pritjen për të parë se në cfarë situate do të gjenden. E ndërsa theksoi se askush nuk e di cfarë do të vendoset në qershor, Rama u shpreh i bindur që ky është viti që të gjitha rrethanat do të çojnë aty për të çelur negociatat. Rama kishte një apel edhe ambasadorët e BE-së në Shqipëri referuar situatës politike. Ai u kërkoi që të  mos lejojnë që ‘negociatat’ të kthehen në lojë me zjarrin. "Europa sipas Winston Churchill nuk duhet të kishte limite sot, duhet të ishte një kontinentet që kudo duhet të ndjenim se jemi në shtëpinë tonë. Por projekti madhështor i themeluesve mori më shumë kohë për të plotësuar. Për BE-në dhe ata që e patën kurajon që ta parafytyrojnë si projektin më madhështor politik që njerëzimi ka konceptuar. BE është paqe dhe barazi në diversitet, ndër të tjera, ndërsa për ne, Shqipërinë dhe rajonin, BE është paqe, padyshim është mirëqenie, por qysh në krye të herët dhe deri sot mbetet një proces i pazëvendësueshëm, shtet bërje.

Një vend si i yni ka në dispozicion  një mekanizëm kompleks. Pesë prioritetet 35 kapitujt, të gjitha proceset janë as më shumë as më pak se një udhërrëfyes. Ky proces nuk i rëndësishëm se na e kërkojnë nga Brukseli apo kudo, por se na e kërkon detyra ndaj fëmijëve tanë. Nëse duam t'u lëmë një Shqipëri më të mirë se ajo që gjetëm. nuk ka rrugë tjetër, veçse rrugës së të gjitha reformave që vijnë njëra pas tjetrës si produkt i procesit të integrimit.Për fat të keq jo të gjithë dhe gjithmonë e kuptojmë këtë aspekt. Jo të gjithë e vlerësojmë si një proces ku nuk ka palë, cfarë të na ndajë dhe nuk ka pse ta përfshijmë në të përditshmen e beteja politike apo mosmarrëveshjeve tona të natyrshme. Loja politike me integrimin është lojë me të ardhmen, përfshirja e këtij procesi në hapësirën mes llogoreve të betejës politike është cënim i cilësisë procesit dhe dëm për të ardhmen.  

Për fat të keq nuk jemi vetëm më, të luajturit me integrimin sepse sikur luajmë ne brenda edhe ata jashtë me ne. Si parti brenda vendit përpiqen ta venë në funksion të axhendës së tyre edhe parti jashtë vendit e shfrytëzojnë në funksion të axhendës së tyre të vogël politike. Të humburit në këtë rast janë shqiptarët.  Vjet Shqipëria mori rekomandimin pa kushte, KE është një makineri e një dimensioni të 'frikshëm' që financohet nga taksapaguesit europianë. Ku dhe kush më mirë se sa në procesin e qëmtimit të të gjitha problemeve dhe sfidave mund ta bëjë vlerësimin dhe të japë gjykimin për një vend se KE-ja. Procesi nga vlerësimi i kritereve objektive, nisur nga të dhënat, është i tëri që kalon përmes filtrit të komisionit dhe kur thotë rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë pa kushte, ka thënë as më shumë as më pak se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë. Kontestimi në një vend apo tjetër nuk lidhe me kriteret objektive.

Është e padrejtë që gjykimet politike të kthehen në teknike duke ia rikthyer barrën Shqipërisë dhe jo duke e thënë qartë 'ne e vlerësojmë progresin, por nuk është ky momenti i favorzshëm për ne, sepse kemi këtë hall, apo atë hall, në vendet tona, krejt normale, por nuk ndodh kështu. Mos dhënie e PO-së qershorin e kaluar lidhej me zgjedhjet europiane të këtij maji. Lidhja është politike, legjitime dhe e mirëqënë. KE vjet tha se në qershor, pra që sapo vjen do të çelen negociatat dhe në dhjetor do të bëhet konferenca e parë dhe duke vendosur ca detyra që është gjëja më normale. Por ndërkohë ajo që ka rëndësi për ne është që u hap dera që Shqipëria të fillojë procesin teknik. Pra jemi në proces. Cfarë do të ndodhë në qershor? Kush e di?!

Me plotë të drejtë, ne duke iu referuar dokumentit të KE-së, këtë e kam me ata që thonë se PO-ja ose JO-ja lidhet me cfarë bën qeveria. Kur them kushedi se cfarë do të bëhet se përsëri duhet të presim ditën, përfundimin e zgjedhjeve europiane dhe në cfarë pozicioni gjenden vendet anëtare. Aq e vërtetë është kjo saqë KE vendosi ta nxjerrë raportin në 25 maj. Se lidhet me Shqipërinë? Jo. Po që mos bëhej fushatë me shqiptarët, sikur e kanë pasur më parë bullgarët. Askush nuk e di cfarë do të vendoset në qershor, por jam i bindur që ky është viti që të gjitha rrethanat do të jenë aty për të celur negociatat. Të gjithë ambasadorëve ju them bëni atë që mundeni, që të mos lejoni që loja me negociatat të kthehet në një lojë me zjarrin në vendin tonë. Vendet tuaja kanë në dorë që të hapen negociatat, që për arsye politike një palë apo një tjetër të marrin peng publikuan dhe të vështirësojnë vështirë për të hedhur si zjarr në betejën politike" tha Rama.

Ora 18:48
Platforma 'Ambasada Ime'/ Cakaj: Do të de-burokratizojmë shërbimet diplomatike në botë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj gjatë aktivitetit për prezantimin e aplikacionit 'AMBASADA IME' tregoi funksionet dhe për cfarë do të shërbejë. Ai theksoi se kjo platformë do të shërbejë për de-burokratizimin e ambasadave dhe konsullatave shqiptare në botë.

"Kjo platformë nuk është vetëm kthesë në dixhitalimin e shërbimit diplomatit. Kjo platformë është me rëndësi për tre arsye, pasqyron informacion të plotë mbi mbulimin diplomatik të Shqipërisë në mbarë botën, ka informacione për cdo qytetar pavarësisht se në cilin cep ndodhet dhe rastet kur asistenca e shtetit është e kërkuar.

Nga aplikimi te shqiptarët për pasaportë, lejekalimi apo probleme të tjera. Shpalos online veprimtarinë diplomatike të Shqipërisë në botë për të komunikuar drejtpërdrejt në botë, rrit perimetrin e komunikimit. Cdo kush mund të bëjë pyetje apo shpalosë ide. Kjo është de-burokratizimin i ambasadave dhe konsullatave. Iu inkurajoj të vizitoni ëeb-faqen për të qenë sa më afër dhe qeveria gjithmonë më pranë jush
" deklaroi Cakaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vezhguesi: 07/05/2019 00:30

    KULTI INDIVITIT TE ED RAMES SA VJEN BEHET ME I DALLUESHEM SI STALINI DIKUR KJO DUKET TEK STEMA NE KRAHUN E MAJTE ME INICIALET ER ED RAMA ER

    Përgjigju
  • Nesti: 06/05/2019 19:23

    Ik ore mashtrus se ti e ke shty Daten per negociatat se ke hallin e zgjedhjeve ne Qershor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri