Emërtimi i tabelave në Bashkinë e Finiqit është kthyer në një çështje dite në qytetin e Vlorës.
Ajo që bie në sy është se gjuha shqipe në këto tabela, është përdorur si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare ajo greke. Kjo ka sjellë reagime të shumta në këtë zonë. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, një lëvizje e cila ka synim ribashkimin e trojeve shqiptare në një shtet kombëtar shqiptar, ka ndërrmarë një aksion duke i shkatërruar këto tabela. Megjithatë, vetëm pak kohë më vonë, këto tabela janë rivendosur nga Bashkia.
Në ligjin "Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare", në nenin 15, pika 3 thuhet " Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore".
Që do të thotë, vendosja e këtyre tabelave është në kundërshtim të hapur me këtë pikë, pasi ligji përcakton që gjuhë e parë duhet të jetë shqipja dhe gjuhë e dytë është ajo e pakicës kombëtare, në këtë rast greke.
Ligji që përcakton emërtimet e rrugëve, apo të treguesve të tjerë topografikë në zonat ku jetojnë grupe minoritare
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Digjet sipërfaqja e parkut arkeologjik të Finiqit, shpëton amfiteatri dhe disa monumente! Shikoni pamjet me dron
9 Gusht, 12:18
-
Zjarri në Finiq pranë Parkut Arkeologjik/ Studiuesi Jani Koçillari në Report Tv: Një nga sitet më të rëndësishme në Shqipëri pas Apollonisë dhe Bylisit
8 Gusht, 21:18
-
Zjarri në Finiq, Auron Tare: Kur Fajin nuk e kanë Barbarët
8 Gusht, 18:31
-
Sarandë/ Zjarr i madh në Finiq, digjet sipërfaqja e parkut arkeologjik! S’ka shumë dëme në monumente e sinjalistikë! Ndërhyhet nga ajri (VIDEO)
8 Gusht, 13:39
-
Abuzimi 77 mln lekë me tenderat, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë Finiq, Leonidha Hriston dhe 4 ish-zyrtarë
23 Korrik, 09:48
-
Riaktivizohen zjarret në Dropull, Greqia sjell në ndihmë 2 avionë! Ministri i Mbrojtjes: Mirënjohje! Digjet parcela me grurë në fshatin Humelicë
10 Korrik, 09:31
-
Sarandë, ndërtoi pa leje tek 'Syri i Kaltër', vihet në pranga 33-vjeçari
19 Mars, 11:40
-
‘Vijnë vetëm për vota, tani të mbyllin derën’, banorët e dy bashkive Sarandë e Finiq që jetojnë si në një ishull të harruar
28 Janar, 12:59
-
EMRI/ I mori flakë dysheku dhe u asfiksua nga tymi, vdes 65-vjeçari në Finiq! Jetonte i vetëm në banesë
30 Tetor 2023, 15:32
-
Zjarri në Finiq, dy të moshuara mbesin në ‘qiell të hapur’ pasi iu dogjën banesat! Kryebashkiaku: Do riparojmë dëmet
12 Shtator 2023, 18:03
-
Zjarri në Livinë të Finiqit, flakët vihen nën kontroll! Një ditë më parë u dogjën 3 shtëpi, ullishte dhe bimësi
12 Shtator 2023, 09:24
-
VIDEO/ Vijon zjarri në Livinë të Finiqit! Në mesditë u dogjën 3 banesa! Prefekti Mamaj: Flakët nën kontroll, po punojmë për shuarjen
11 Shtator 2023, 13:29
rrespekte per zotin Leonidha
Përgjigjuzoti leonidha kristo ka bere gjene me te mire
PërgjigjuRrespekti per pakicat nuk ka të beje me tabelat. Në rrugët nacionale nuk duhet te kete gjuhe greke neper tabela, eshte komike. Nqse fshatarët minoritare duan tabela në greqisht, atehere ti vendosin brenda perimetrit të fshatit të tyre dmth nga shtepia e tyre tek furra e bukes në mes te fshatit, dhe jo të kerkojnë të vene tabela në gjuhën greke neper rruget kombetare ashtu siç qendrojnë nga Gjirokastra e tutje në jug. Ç eshte kjo pune keshtu ? Pse greku nuk shkruan tabelat e tij në gjuhën turke aty ku ka minoritet në Komotini por kerkon tabela greke në territorin shqiptar?
PërgjigjuKush eshte pergjegjsi per vendosjen e senjalistikes rrugore ne rang kombtar komuna apo ministria e trasportit dhe urbanistikes? Pra kur thua komuna i rivendos tregon qe krimi eshte perseritur ose shteti nuk e kontrollon ate pjese te territorit
PërgjigjuPse i quani nacionalist. Jane shqiptare qe kane kerkuar te zbatohet ligji Dhe gazetaret te vene ti kerkoj e llogari kush i ka shkurajtur tabelat ne kundershtim me ligjin. Dhe jo te kapen kush i prishi. Kapuni me thelbin Mjaft tolerime greqise. Reciprocitet maksimal.kaq. Eshte dinjitet dhe jo servilizem
Përgjigju