TITANË - Deuthche Telecom ka hyrë tashmë zyrtarisht në tregun shqiptar  përmes kompanisë më të vjetër AMC .

Prezantimi i kompanisë u be nga Kryeministri Edi Rama, i cili futjen e teknologjisë moderne të rrjetit Deuthche Telecom e konsideroi si një hyrje në teknologjinë Evropiane

“T-Mobile po punon për krijimin e një rrjeti të vetëm IP që faktikisht rrëzon të gjithë kufijtë kombëtar në Europë. Një Bashkim Evropian ku edhe Shqipëria falë pranisë së Telekom Albania do të jetë pjesë pa pyetur komisionin Evropian dhe pa pritur qe vendet anëtare të na thonë hajdeni bëhuni pjesë e familjes evropiane,” – tha Rama
 
Ndërsa, drejtori i operacioneve për Europën tha se synimi i kompanisë  T- Mobile është të marrë vendin vendin e parë  në Europë .

Suksesi i Deuthche Telecomgrup do te jete me i madhi nga ambicia që kompania ka  për të qenë numri ne Evropë. Ne do të përqendrohemi në tre elementë inovacioni, thjeshtësi dhe kompetencë abonenti, do përjetojë një përvojë të pa krahasueshme nga teknologjia 4 G .

Deuthche Telecom ka rreth 150 milion abonentë dhe është një ndër kompanitë lider në botë . 

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)