Instituti Italian i Kulturës është një institucion i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes Italisë e Shqipërisë, tha Cutillo në një prezantim të shkurtër që i bëri drejtoreshës së re. Me humor ai u shpreh se ka një psikozë të mosvlerësimit të këtij institucioni dhe Malagrini nuk duhet të dekurajohet..
Më pas, Malagrini ka rrëfyer për Report TV objektivat e saj.
"Ishte një pritje e ngrohtë që më bën në Shqipëri dhe me pëlqen që do të jem për disa vjet këtu. Unë dëshiroj të bëj më shumë përpjekje për të sjellë në Shqipëri zhvillimet e arteve bashkëkohore italiane si muzikën, video-instalacionet, kinemanë. Synimi im ëshët që të punojnë së bashku artistët italianë dhe ata shqiptarë dhe të shkëmbejnë përvojat në fushën kulturore. Mua më pëlqen të punojë me shqiptarët, janë njerëz të dashur, të ngrohtë dhe kjo do ta forcojë bashkëpunimin tonë", tha ajo.
Alessandra Bertini Malgarini, specialiste e trashëgimisë kulturore, ka pohuar me tej se do të kontribuojë më tepër edhe në këtë fushë.
[gallery]24688[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









