TIRANE - Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka prezantuar Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Haki Çako në një cermoni të zhvilluar në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshe të Policisë së Shtetit.  Ajo që ka rënë në sy në këtë cermoni ka qenë mungesa e ish-Drejtorit të Përgjirthshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, ndërsa kanë qenë të pranishëm eshe shumë përfaqësues të policisë së shqiptare.
 
Çako u emërua zyrtarisht në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ditën e djeshme, një pozicion të cilin ai e mbante si i komanduar që nga dhënia e dorheqes së Artan Didit pak kohë më parë. Ndërkaq, Artan Didi e mbajti postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit për rreth 1 vit e 5 muaj, që nga tetori i vitit 2013 dhe u dorhoq nga ky post vetëm pak javë më parë

Drejtori i ri Çako, ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. Së fundmi, ka drejtuar Policinë e Qarkut të Gjirokastrës dhe më pas ishte Zv/drejtor i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)