Fernando Santos është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Portugalisë nga presidenti i Federatës Fernando Gomes në Lisbonë. Santos ka një detyrë të vështirë,të rikthejë luzitanët tek fitorja pas humbjes në ndeshjen me Shqipërinë që i kushtoi postin Paulo Bentos.
“Për mua është nder dhe krenari që mund ti shërbej kombit tim.Ky është një moment emocionues për mua që gjithmonë e kam ëndërruar.Do jap gjithçka për Kombëtaren dhe futbollin portugez” u ka thënë ish trajneri I Greqisë gazetarëve.59 vjeçari ka stërvitur 5 klubet më të mëdha në Portugali dhe sqaron:
“Në futboll nuk ka fjalë tjetër veç fitores.Presidenti më ka thënë se objektivi konkret është kualifikimi për në “Francë 2016” saktëson Fernando Santos.Një pengesë jo e vogël për punën e Santos në stolin e luzitanëve është pezullimi I tij nga FIFA me tetë ndeshje pasi u ndeshkua në Kupën e Botës në ndeshjen Greqi-Kosta Rika.FIFA nuk e ka ulur dënimin por Santos do apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit sportiv.Portugalia pas humbjes me Shqipërinë do luajë miqësoren me Francën dhe ndeshjen zyrtare për Euro 2016 me Danimarkën më 14 tetor.
Portugalia ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e ri Fernando Santos.59 vjeçari ka detyrën e vështirë të ringrejë luzitanët pas humbjes me Shqipërinë.Santos gjatë prezantimit ka thënë se do bashkojë futbollin portugez dhe se objektivi konkret është kualifikimi në Francë 2016.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO