Prezantohet Guvernatori i ri, Sejko:
BSH do të funksionojë sipas ligjit!

Prezantohet Guvernatori i ri, Sejko:<br />BSH do të funksionojë sipas ligjit!
TIRANE - Gent Sejko, Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë është prezantuar ditën e sotme, duke marrë kështu zyrtarisht postin e ri në kreun e BSH, pas rreth 6 muajsh nga shkarkimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani pas skandalit të vjedhjes në institucionin qendror financiar në vend.
 
I pranishëm në prezantimin e Sejkos ishte edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta. Në fjalën e tij, guverantori Sejko, teksa falenderoi forcat politike për mbështetjen e dhënë, theksoi se do të punojë në kuadër të ushtrimit në mënyrë korrekte dhe në përputhje me ligjin të të gjitha departamenteve të BSH.
 
Guvernatori i ri, e cilësoi si pozitive ecurinë e deritanishme të Bankës së Shqipërisë, duke shtuar se puna e tij do të përqëndrohet edhe në funksionet të rritjes së mëtejshme ekonomike dhe stabilitetit financiar.
 
“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që rikthehem sot në BSH. Së pari do të doja të falenderoja Metën për prezencën, dhe mbështetjen e tij. BSH është një institucion që prej dy dekadash ka kontribuar në stabilitetin financiar dhe rritjen ekonomike të vendit tonë. Është një institucion që është rritur çdo vit, deri në ditën e sotme, në një nivel të standarteve ndërkombëtare. Ne do të punojmë si një skuadër. Jemi të vetëdijshëm për problematikat në rajon, që janë reflektuar edhe në vendin tonë. Por nga ana tjetër, jemi të lumtur që kriza nuk ka ndikuar në vendin tonë. Jemi të vetëdijshëm që kemi një sistem bankar të mirëkapitalizuar dhe likuid dhe këtë do ta promovojmë. Ne do të arrijmë të ushtrojmë dhe kryejmë rolin tonë, duke qenë gjithnjë e më shumë transparent dhe të përgjegjshëm. Do të sigurojmë që funksionet e BSH të ushtrohen në mënyrë korrekte dhe në përputhje me ligjin në të gjitha departamentet.” tha në fjalën e tij Sejko
 
Gjithashtu në fjalën e tij, kreu i ri i BSH falënderoi palët politike për votën konsensuale të dhënë në seancën e djeshme në Kuvend. Sipas tij, 105 votat e marra dje në Parlament janë një dëshmi për mbështetjen e politikës ndaj Bankës së Shqipërisë dhe punës së tij të re.
 
“Jam i sigurt se me punën dhe përkushtimin tuaj do të përballojmë çdo sfidë mne sukses. Ju falenderoj për punën e kryer. Shikojmë përpara për të përballuar të gjitha sfidat që kemi përpara, jemi optimistë për të kontribuar në një ringritje ekonomike që do të kontribuojë për integrimin e Shqipërisë në BE. Do të doja të falenderoja Parlamentin për të gjithë suportin e dhënë BSH, por se në mënyrë konsensuale e gjitha politika mbështeti guvernatorin dhe rolin e tij në shtytjen ekonomike.” u shpreh Sejko

genti sejko
 
Meta: Politika tregoi përgjegjshmëri për pavarërinë e BSH
Nga ana e tij, edhe Kreu i Kuvendit theksoi konsensusin mes forcave politike e shprehur ditën e djeshme në miratimin për Gent Sejkon si Guvernator të ri të BSH. Si pas Metës, kjo tregon përgjegjshmëri të politikës, për të forcuar më tej pavarësinë institucionale të Bankës Qëndrore.
 
“Eksperienca dhe vizioni dhe angazhimi i Guvernatorit të ri janë në gjendje për të çuar në një fazë të mëtejshme BSH, dhe për mbarëvajtjen e politikave ekonomike të vendit. E theksoj se nuk para ndodh në Kuvend që të ketë votime me konsensus. Por besoj se momenti tregon përgjegjshmërinë e të gjithë forcave politikave për të mbështetur BSH, për të forcuar pavarësinë e saj institucionale, dhe për të rritur besueshmërinë e saj.” tha Meta

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj