Prezantohet mbrojtësi Bicaj: Te
Partizani dua titullin e kombëtaren

Prezantohet mbrojtësi Bicaj: Te<br />Partizani dua titullin e kombëtaren
Mbrojtësi Bicaj është prezantuar te ekipi i Partizanit pas marrëveshjes së arritur me presidentin Demi. Mbrojtësi do të mbajë numrin 23 mbi shpinë në fanellën e kuqe, ndërsa synim është titulli dhe kombëtarja. “Fillimisht, dua të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen.
 
Falënderoj të gjitha ekipet për ofertat e shumta, por zgjodha Partizanin për ambicien time dhe sidomos për mikpritjen. Vij te një klub me një emër të madh dhe jam shumë i kënaqur që tashmë bëhem pjesë e tij.
 
Do jap maksimumin tim për të realizuar dëshirën dhe objektivat e rikthimit te titulli kampion. Partizani ka evidentuar gjithmonë lojtarë të cilët tashmë janë pjesë e Kombëtares. Unë do jap më të mirën time, shpresoj të kem këmbën e mbarë”.
 
Ndërsa Sulejman Starova theksoi se “Jemi të kënaqur që arritëm më në fund marrëveshjen me Ditmar Bicajn. Nuk do të flasim për të shkuarën, por për atë cfarë kemi e cfarë marrim. Të gjithë së bashku shpresojmë të arrimë objektivat.
 
Falë investimit serioz nga ana e Presidencës shumë shpejt fillojnë punimet për kompleksin dhe ky përbën një lajm mjaft të mirë për të ardhmen e sigurt të klubit”.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën