Është prezantuar dje Strategjia Kombëtare e Transportit, në prani të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe ambasadores së Delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.
Haxhinasto u ndal tek Samiti i 4 korrikut në Paris, ku u arritën edhe produkte konkrete përsa i takon infrastrukturës hekurudhore në vendin tonë, në miratimin e projektit të rëndësishëm të rehabilitimit të infrastrukturës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. Në këtë Samit, Bashkimi Evropian miratoi grantin prej 35 milionë eurosh, si pjesë e zbatimit të projektit prej 82 milionë eurosh, që do të sjellë një situatë krejtësisht tjetër në lidhjen e zemrës ekonomike dhe administrative të vendit, që është zona Tiranë-Durrës.
/Shqiptarja.com