Prezantohet  Conte tek Italia
"Më pëlqejnë sfidat e reja"

Prezantohet  Conte tek Italia<br />"Më pëlqejnë sfidat e reja"
Antonio Conte zyrtarisht është prezantuar trajner i Italisë. Ish-trajneri i Juventusit ka firmosur kontratë dy vjeçare me Federatën e Futbollit të Italisë, ku do të përfitojë 8.2 milionë euro. Conte para gazetarëve, ka thënë se është i lumtur që ka marr drejtimin e skuadrës “Azurrë”.
 
Nga kontrata 2-vjeçare Conte do të përfitojë plot 8.2 milionë Euro. Në konferencën për shtyp, tekniku 45-vjeçar u shfaq i lumtur për eksperiencën e re. 45 vjeçari ka premtuar se do të mundohet të bëjë më të mirën me Italinë.
 
“E dini shumë mirë ndryshimin mes fitores dhe humbjes. Është si të jetosh apo të vdesësh. Kur humbas më duket sikur vdes prandaj unë dua të përçoj mentalitetin tim dhe tu mësoj lojtarëve diferencën mes fitores dhe humbjes. Ne duam që fitorja të jetë një dënim i ëmbël edhe për kombëtaren”, ka thënë Conte.
Ai tha se pas largimit të papritur nga Juventusi nuk ka besuar se do t’i kthehet kaq shpejt profesionit të trajnerit.
 
“Mua më pëlqejnë sfidat e reja dhe jam shumë i privilegjuar që mu besua kjo detyrë. Lojtarët vijnë nga një eksperiencë negative por kemi elementë të mirë për të qenë një skuadër e madhe”, tha ai.  



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale