Prezantohet Portali i Fermerit, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet, fermerët do të shohin mundësitë për financime! Ministrja: Ndihmon politikbërjen

Në një takim me fermerë, prodhues dhe punonjës të sektorit të bujqësisë, me praninë e Kryeministrit Rama dhe Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, u prezantua sot Portali i Fermerit, risia digjitale, që do të lehtësojë procedurat e mbështetjes së fermerit nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se me këtë aplikacion fermerët do të fitojnë pavarësinë duke marrë të dhëna në kohë reale. Sipas kryeministrit Edi Rama ky portal bën transparencë të plotë edhe të çmimeve dhe fermeri mund të hapë dhe të shohë në çdo kohë se sa janë çmimet.

'Sot, e gjitha kjo ka rëndësi për këtë që po bëjmë sepse është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe unë jam i bindur që të gjithë ata që do ta konsiderojnë si të tillë dhe të gjithë ata që do të përdorin portalin e fermerit do t’ia shohin hairin këtij Portali sepse do të fitojnë pavarësi nga të gjithë kthesat, pengesat, pamundësitë ose edhe nga dezinformimi, keqinformimi, shtrembërimi i fakteve që jo gjithmonë ndodh qëllimisht. Do të fitojnë pavarësi për të pasur një bazë të dhënash në kohë reale të të gjithë komponentëve të zhvillimit rural, për të punuar me atë bazë të dhënash, për ta studiuar atë bazë të dhënash dhe për të mësuar nga ajo bazë të dhënash.

Tjetra që ka një rëndësi shumë të madhe për informimin, është që informimi do të na ndihmojë të kapërcejmë më shpejt këtë fazë të ndërmjetme midis të shkuarës dhe të ardhmes në sensin që ju të gjithë jeni të vetëdijshëm dhe e keni parë dhe të gjithë shqiptarët i kanë parë nganjëherë kur dalin në TV fermerë me mollë që i hedhin në rrugë apo me qershi që i hedhin në rrugë apo ku di unë dhe natyrisht ata së bashku me gazetarët e këtyre kronikave, së bashku me shumëkush që i sheh, edhe unë nuk e dija nga brenda si funksionon kjo punë dhe pse ndodhin këto gjëra, mendojnë të gjithë që shteti ka një faj këtu. Kemi parë situata të vështira për fermerët, kemi parë momente abuzimi nga disa grumbullues e të tjerë. Ky portal bën transparencë të plotë të çmimeve dhe çdo mëngjes, pa dalë nga shtëpia, duke pirë kafe, fermeri hap dhe shikon sa janë çmimet dhe askush nga grumbulluesit nuk mund t’i fshihet realitetit të çmimit duke bërë truke, duke bërë abuzime dhe kështu krijohet një tjetër lloj partneriteti.

Pjesa tjetër. Subvencionet, projektet, mbështetja. Ky portal jep mundësinë që të shikosh se cilat janë rrugët për të marrë financim dhe që të shikosh, po ashtu, se çfarë kanë bërë ata që kanë marrë financim sepse financimet në bujqësi do të jenë gjithmonë e më pak, vetvetiu, financime që shpërndahen pavarësisht se çfarë bën ti dhe do jenë gjithmonë e më shumë financime në varësi të asaj që bën ti. Pra, nëse ti insiston të mbjellësh një kulturë që nuk ka sukses, ti nuk mund të marrësh financim, me zor njeri nuk të vjen të ta shkulë atë kulturën dhe të thotë “Kjo në fund do përfundojë në kanal se ti nuk do e shesësh dot”, por ama do të bëjë gjithçka sistemi i mbështetjes, Ministria e Bujqësisë, drejtoritë që ti ta dish këtë gjë.'- u shpreh Rama.

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca në fjalën e saj u shpreh se ky portal është një nevojë e kahershme e sektorit, për të pasur informacion mbi bujqësinë, politik bërjen atj, të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët dhe ata që duna të merren më bujqësinë.

Portali është një dritare transparence, që mundëson informacion në kohë reale mbi tregjet, çmimet, analizat ushqimore, skemat aktive të mbështetjes dhe instrumentet e financimit, kujdesin veterinar, ofertën e farmacive bujqësore, tipologjinë e grumbulluesve, mundësitë e tokave me qira, legjislacionin në fuqi e shumë informacione të tjera, duke iu bërë krah fermerit në jetën e tij të përditshme

Një grup prej rreth 40 punonjësish të zyrave të bujqësisë në të gjithë Shqipërinë do të grumbullojë çdo ditë informacion të plotë rreth çmimeve në tregjet e shumicës në 12 qarqe të vendit, duke regjistruar çmimet në tregjet e shumicës.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 07/04/2023 17:12

    Cpikja e rradhes para zgjedhjeve kjo? E pame si vajti me shperndarjen e naftes apo me fondet e BE per bujqesine.

    Përgjigju
  • Taku: 07/04/2023 14:17

    Portali i fermerit apo... Luces, Doshit, e me shoke...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën