Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka prezantuar sot prefektin e ri të Qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu, ish-kolonel në Forcat e Armatosura. Ministrja vlerësoi faktin që prefektët e rinj janë të gjithë ish-ushtarakë, duke thënë se pozicioni i Ministrisë së Mbrojtjes tashmë është më e qetë.

Sipas saj, prefektët ish-ushtarakë do të sjellin rezultate më të mira pune në të mirë të qytetarëve.

“Nga pozicioni i Ministrisë së Mbrojtjes më e qetë, me prefektë ish-ushtarakë. Emërimet e ish-ushtarakëve, garanci për bashkërendim efikas. Prefektët ish-ushtarakë, rezultate më të mira pune në të mirë të qytetarëve. Emergjencat civile te Mbrojtja, unison mes pushtetit qendror dhe Forcave të Armatosura”, tha Xhaçka.

d.c./shqiptarja.com