Është prezantuar këtë të premte në ambientet e Prefekturës, prefekti i ri i qarkut të Kukësit, ish-ushtaraku Zenel Kuçana, kolonel në rezervë. Prezantimin e tij e ka bërë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ku e pranishme ishte edhe deputetja e qarkut të Kukësit, Mimi Kodheli.

“Kuçana do te jete bashkepunëtor i mire per te gjithe drejtuesit e institucioneve te nivelit qendror e lokal te qarkut te Kukesit. Ministria e Drejtesi do te jete shume prezente në Prefekturën e Kukesit”, deklaroi Gjonaj.

“Kucana do te jete zeri i qeverise dhe do te kete mbeshtjen e qeverise”, tha Kodheli.

I sapoemëruar Zenel Kuçana ka falenderuar të pranishmit dhe është shprehur se do të bashkëpunojë me administratën, për të qenë i suksesshëm në punën e tij. Kucana ka qene komandat brigade ne divizionin e Kukesit dhe ish-basketbollist i kukesit ne vitet 80-ta.

d.c./shqiptarja.com