TIRANË, 30 Korrik / ATSH / - Kompania italiane RENworld e fokusuar në prodhimin e energjive të alternueshme ka prezantuar  në Bashkinë Fier, projektin për prodhimin e bioetanolit.
Kjo kompani ka shprehur interes për të investuar në qarkun Fier kohë më parë, duke u bazuar në sipërfaqet e mëdha të tokave që nuk përdoren për bujqësi (toka të kripura). Në muajin mars të këtij viti përfaqësues të kompanisë zhvilluan një takimi prezantues me kryetarin e Bashkisë së Fierit Z. Baftjar Zeqaj. Në takim kompanisë italiane RENëorld iu kërkua një prezantim më i detajuar i projektit me specialistë të bujqësisë dhe ekspertë të tjerë të kësaj fushe.
Kompania RENëorld e fokusuar në prodhimin e energjive të alternueshme ka teknologjinë e nevojshme për prodhimin e bioetanolit nga kallami i butë (Arudo Donax). Kompania RENëorld aktualisht po planifikon të ndërtojë një impiant të fermetimit në qarkun Fier në një sipërfaqe prej 15 ha.
Ky është një projekt me një një potencial zhvillimi përsa i përket hapjes së vendeve të reja të punës, vënien në produktivitet të sipërfaqeve të tokës, toka që nuk janë përdorur deri më sot pasi janë toka të kripura.
Përfitimet e mundshme: Për ndërtimin e impiantit të fermentimit do të duhen 2 vjet kohë, Do të punësohen 600 punëtorë, Do të përdoren rreth 3000 ton çelik; 60 000 ton çimento,   Do të përdoren 12 000 ha sipërfaqe për të prodhuar sasinë e duhur të biomasës në vit,  Gjatë procesit (pas ndërtimit të impiantit)do të punësohen rreth 500 punonjës./a.g/