Pas shkarkimit të Shpëtim Duros si pasojë e barazimit te shtunën me Teutën klubi i Kukësit ka njoftuar se sot në prani te presidentit Safet Gjici do të prezantohet trajneri i ri. Nga ana e klubit verilindor që pretendon titullin kampion nuk bëhet e ditur se kush do te jetë trajneri që do të zëvendësojë Duron, por burime brenda klubit bëjnë me dije për dy alternativa.
Mundësia më e madhe është që ne stolin e klubit verilindor të ulet ish-trajneri i Partizani Skënder Gega, i cili sezonin e fundit fitoi titullin kampion me të kuqtë. Gjithsesi ekziston edhe hipoteza e Blendi Shkëmbit, ish-trajnerit të Teutës që u shkarkua pak muaj me parë.