Prezantohet strategjia kundër korrupsionit 2024-2030! Pirdeni: Do të rritet kërkesa e llogarisë dhe transparenca

Tirane- Për luftën ndaj korrupsionit qeveria ka prezantuar një strategji të re për vitit 2024-2030. Ministrja Adea Pirdeni tha se kjo strategji do të bazohet në tre shtylla kryesore, parandalimin, ndëshkimin dhe ndërgjegjësimin. Ndërsa ndaj sektorëve me më shumë risk, si Pronat, Tatimet, Doganat, Shëndetësia, dhe Kontratat Publike do të rritet kërkesa e llogarisë dhe transparenca.

Në luftën ndaj korrupsionit në të gjitha drejtimet, qeveria thotë se do të intensifikohet edhe bazuar në strategjinë e re 2024-2030.

Përballë përfaqësueseve të 30 institucioneve shtetërore Ministrja e shtetit për administratën publike dhe antikorrupsionin, Adea Pirdeni, bëri me dije se kjo strategji e re do të bazohet në tre shtylla kryesore, parandalim, ndëshkim, dhe ndërgjegjësim, dhe për herë të parë do të shtrihet dhe zbatohet dhe ndaj institucioneve të qeverisjes vendore.

Ndaj sektorëve më të rriskuar dhe më të prirur ndaj korrupsionit, si Pronat, Tatimet dhe Doganat, Shëndetësia, Kontratat Publike dhe Arsimi llogaridhënia dhe transparenca do të jetë më e madhe, ndërsa gjatë 2024-ës, ministrja Pirdeni tha se do të nisë një vlerësim dhe adresim i të  gjithë risqeve të korrupsionit në sektorin e Pronave dhe Prokurimit Publik.

“Do të ketë një fokus të përqendruar në ato të cilat konsiderohen si sektorët vunerabël ndaj korrupsionit përfshirë këtu Pronat, Tatimet, Doganat, Shëndetësia, Arsimi dhe Kontratat Publike. Të gjitha ankesat dhe denoncimet fokusohen në këto fusha të cilat janë më të ndjeshme jo vetëm për qytetarët, por edhe bizneset”, tha ministrja Adea Pirdeni.

Veç vëmendjes së shtuar për etikën dhe integritetin e zyrtarëve publik, kjo strategji synon rishikimin e të gjithë kurrikulës së arsimit parauniversitar me qëllim, edukimin e hershëm të fëmijëve dhe të rinjve.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare

Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare