Prezantohet strategjia vjeshtë-dimër për Covid19, MSH: Do të përdoren teknologji të reja

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar strategjinë vjeshtë-dimër, për kontrollin e pandemisë së koronavirusit.

Në deklaratat e tyre, përfaqësuesit e ministrisë deklaruan se do të përdoren teknologji të reja për testimet, të cilat sipas tyre do të jenë mjaft cilësore.

"Synimi jonë është forcimi i kapaciteteve laboratorike dhe shtimi i numrit të personave që punojnë në këtë laborator. Cilësia e testeve të përdorura nga ISHP është nga më të mirat të përdorura në SHBA, Gjermani e të tjerë. Struktura do të jetë e tillë. që çdo person që ka nevojë të kryejë një test do ta kryejë në kohë reale. Kur themi teknologji të reja flasim në drejtim të përdorimit të të teknologjive që janë gati për të dalë. Po përgatitemi për periudhën e dimrit", deklarojnë përfaqësueset e institucioneve të varura nga Ministria e Shëndetësisë. 

Në prezantimin e planit të vjeshtë-dimrit për rritjen e kapaciteteve të testimit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu parashtroi fuqizimin e disa elementëve të rritjes së survejancës, testimit, gjurimit dhe kapaciteteve laboratorike.

Do të zgjerohen kapacitetet, me pajisje të reja. Jo vetëm do të rrisim kapacitetet në disa laboratorë publikë në vend, por edhe në bashkëpunim me sektorin jopublik”, tha Manastirliu.

Sipas ministres duke filluar nga muaji Shtator do të rriten me 30% edhe stafet e epidemiologëve dhe ndihmës epidemiologëve në terren. Si dhe do të shtohet flota e dedikuar e Njësive Lëvizëse për hetimin epidemiologjik në terren. Gjatë prezantimit të masave për vjeshtë-dimrin, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se, qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë financimin për të kryer vaksinimin falas të të gjithë grupeve të rrezikuara me disa herë.

Pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit është edhe shumëfishimi i vaksinave falas kundër gripit, për të mbuluar të gjithë grupet e riskuara, të përcaktuara nga ekspertët e ISHP, që nga personeli shëndetësor, tek të moshuarit, edukatorët, arsimtarët, fëmijët 2-5 vjeç, etj, me vaksinën e gripit falas”, tha Manastirliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës