Sokol Cikalleshi ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me Istanbul Basakesehir në kampionatin turk të futbollit, nga e cila sipas klubit do të përfitojë 500 mijë Euro në edicion, 2 milionë Euro.
Sulmuesi kavajas kaloi me sukses testet mjekësore pas ndeshjes me kombëtaren. Ndërsa ditën e mërkurë është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e klubit të Istanbul Basakesehir në Turqi.

Në fjalën e tij, Cikalleshi ka vlerësuar klubin turk si ndër më ambiciozët në kampionat. “Kam luajtur edicionin e kaluar në Shqipëri dhe në kampionatin kroat me Splitin, por edhe me kombëtaren shqiptare.

Shpresoj që të bëj një paraqitje mjaft të mirë edhe në kampionatin turk me ekipin e ri. Klubin e Istanbul Basakesehir e zgjodha për shkak të vizionit në kampionat dhe Europë që kanë drejtuesit.

Besoj që do të bëjmë më të mirën në kampionatin turk, konkurrenca është mjaft e fortë, pasi ka në përbërje ekipe mjaft të mira. Trajneri i Istanbul Basakesehir ka qenë në Kroaci dhe në Shqipëri në ndeshjen me Armeninë për të më ndjekur nga afër, e falënderoj. Këtu ndihem mirë, pasi Shqipëria dhe Turqia janë dy shtete vëllezër”tha ai gjatë prezantimit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com