Gjatë transmetimit të emisionit me tematikë sportive "Quelli che il calcio" në  televizionin Rai 2 në Itali, ka qenë  e ftuar një vajzë e vogël e verbër, e cila ishte një tifoze e flaktë e skuadrës së Romës.

I pavend dhe i komentuar negativisht ka qenë komenti i prezantuesit  Nicola Saviano i cili teksa ka dashur ta pyes vogëlushen për një opionin të saj rreth ndeshjes së Romës me Chievon ka zgjedhur shprehjen e gabuar.

“Si po e sheh ndeshjen” ka qenë pyetja e tij e cila ndonëse jo e thënë me konotacion negative ka shkaktuar mjaft polemika, kritika e komente në rrjetet sociale.

Një situatë e tillë ka ndodhur edhe në edicionin e këtij viti të festivalit “Sanremo” ku aktori komik Alessandro Siani ka bërë më tepër shaka seç duhet  me peshën e një djali të vogël obez.

saviano

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)