/ATSH / - Ka çelur siparin në Tiranë, edicioni i 7-të i festivalit "Pri Fest" Exile.
Pas 6 vitesh jetë, edicioni i 7-të i ka gjetur organizatorët të befasuar nga mungesa e mbështetjes së Minitrisë së Kulturës së Kosovës, e cila i reduktoi fondin e festivalit, dhe nuk i lejoi as të përdornin edhe ambjetet e Teatrit Kombëtar të Kosovës,  ambient ky i cilësuar nga organizatorët si "Shtëpia e Festivalit".
Megjithatë, për të celebruar dhe festuar festën e filmit kosovar, menduan shqiptarët e Shqipërisë, ku mjaft nxënës e studentë të arteve, artistë të ekranit,
producentë e regjizorë të njohur nga vendi nuk i braktisën vëllezërit e tyre nga Kosova, dhe mbushën sallën e kinemasë Millenium në kryeqytet, duke e duartrokitur ngjarjen.
6 filmat pjesmarrës, nga të cilët 4 me metrazh të gjatë, dhe 2 me metrazh të mesëm, konkurojnë këtë vit në Tiranë.
Pas suksesit të arritur në 6 vitet jetë, ata prezantojnë edhe traditën e kulturën e shqiptarëve të Kosovës por edhe arritjen e njërit prej qëllimeve të festivalit, siç është edhe ai i përfishirjes së Kosovës në hartën e Festivaleve Ndërkombëtare.
Në fjalën e hapjes së Festivalit, Presidentja Vjollca Berisha pasi falenderoi ata që e përkrahën dhe
Kasta e filmit "Tri dritare dhe nje varje" foto Agim Dobi
mundësuan realizimin e këtij edicioni në Tiranë, si Ambasada Norvegjeze, Ministria e Kulturës Turke,  Digitalb Albania, dhe Qëndrën Kulturore Tulla,  theksoi se "përgjatë dy ditëve në Tiranë, do të shfaqen  disa filma premierë,  projeksione filmash, do të zhvillohen edhe konferenca,  forume dhe tryeza të rrumbullakta gjatë së cilave do të diskutohet lidhur me filmat, zhvillimin e industrise së filmit dhe imazhin e impaktin e saj".
"Premierat nga Kosova, Mali i zi, Estonia, Koracia, Gjermania, SHBA", shtoi Berisha, "prezantojnë një ndër ngjarjet më të mëdha të filmit në Kosovë, që çdo vit ka
Të pranishmit në Pri Fest, foto Agim Dobi
mbledhur një numër të madh të filmbërësve nga rajoni, Europa dhe bota, duke sjell filma premiera botërore, ndërkombëtare dhe regjionale të filmave të metrazhit të gjatë, të mesëm dhe atij dokumentar".
Sakaq, presidentja e festivalit Vjollca Berisha prezantoi menjëherë edhe ekipin dhe kastën ee filmit të parë që çeli festivalin, produksioni kosovar me titull "Tri dritare dhe nje varje".