Prifest mbahet Tiranë protestë ndaj
Ministrisë së Kulturës së Kosovës

Prifest mbahet Tiranë protestë ndaj<br />Ministrisë së Kulturës së Kosovës
TIRANE - Për herë të parë që prej edicionit të tij të parë , 7 vjet më parë, festivali i filmit Prishtina Film Festival do të mbahet në Tiranë. Ka qenë vetë drejtoresha e PriFest, Vjosa Berisha e cila njoftoi mediat për këtë edicion në azil.
 
“Ky akt po ndodh në shenjë proteste ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës në Kosovë të zvogëlojë fondet e festivalit për 78% dhe pamundësojë përdorimin e hapësirës së Teatrit Kombëtar për këtë festival, që ishte tradicionalisht shtëpia dhe partneri i festivalit qe nga fillimit para shtatë vitesh”, - shprehet Berisha në njoftimin e saj. 

PriFest do të mbahet sot dhe nesër në Qendrën kulturore Tulla Culture Center dhe Kinema Millenium.
 
Gjatë dy ditëve do të shfaqen një numër filmash premierë si dhe edicioni i ri i Prishtina Film FORUM, platformës regjionale të industrisë së filmit e cila mbledh çdo vit kineastët nga Kosova, rajoni dhe Europa.
 
Çelja e festivalit do të bëhet sot në mbrëmje në orën 19.00 ndërsa vetë Berisha njofton se ashtu siç ka bërë për 6 vite me radhë, edhe kësaj here ky festival do të jetë një festë e filmit si për kineastët dhe publikun kosovar “ashtu edhe për mysafirët e shumtë nga rajoni dhe mbarë bota, edhe në Tiranë ne po ashtu do të sjellim një program edhe pse më të pakët në sasi, por të mbushur me filma te ri artistik nga programet tradicionale garuese dhe jo garuese te PriFest”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023