Prifest mbahet Tiranë, protestë ndaj 
 Ministrisë së Kulturës së Kosovës

Prifest mbahet Tiranë, protestë ndaj <br /> Ministrisë së Kulturës së Kosovës
TIRANE - Për herë të parë që prej edicionit të tij të parë , 7 vjet më parë, festivali i filmit Prishtina Film Festival do të mbahet në Tiranë. Ka qenë vetë drejtoresha e PriFest, Vjosa Berisha e cila njoftoi mediat për këtë edicion në azil.
 
“Ky akt po ndodh në shenjë proteste ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës në Kosovë të zvogëlojë fondet e festivalit për 78% dhe pamundësojë përdorimin e hapësirës së Teatrit Kombëtar për këtë festival, që ishte tradicionalisht shtëpia dhe partneri i festivalit qe nga fillimit para shtatë vitesh”, - shprehet Berisha në njoftimin e saj. 

PriFest do të mbahet sot dhe nesër në Qendrën kulturore Tulla Culture Center dhe Kinema Millenium.
 
Gjatë dy ditëve do të shfaqen një numër filmash premierë si dhe edicioni i ri i Prishtina Film FORUM, platformës regjionale të industrisë së filmit e cila mbledh çdo vit kineastët nga Kosova, rajoni dhe Europa.
 
Çelja e festivalit do të bëhet sot në mbrëmje në orën 19.00 ndërsa vetë Berisha njofton se ashtu siç ka bërë për 6 vite me radhë, edhe kësaj here ky festival do të jetë një festë e filmit si për kineastët dhe publikun kosovar “ashtu edhe për mysafirët e shumtë nga rajoni dhe mbarë bota, edhe në Tiranë ne po ashtu do të sjellim një program edhe pse më të pakët në sasi, por të mbushur me filma te ri artistik nga programet tradicionale garuese dhe jo garuese te PriFest”.

Berisha: Festivali do ti rikthete Prishtinës qoftë edhe pa mbështetjen e ministrisë

Vjosa Berisha, Drejtoreshë e 'Prishtina Film Festival' ka thënë sot për A1Report se festivali “Prifest” është zhvendosur në Tiranë për shkak se ministria e Kulturës në Kosovë ndërpreu fondet për zhvillimin e festivalit.
“Festivali ka ardhur këtu sepse arsyeja ishte që në 4 javë para fillimit na u kumtua se fondet do të këputeshim me 78%. Nuk do na habiste kjo sikur të lidhej me vitet e mëparshme por në gjithmonë kemi pasur fond stabel për festivalin.
Ne nuk kemi arrit të marrim asnjë informacion të saktë nga ministria jonë se çfarë ka ndodhur dhe jemi pak në një amori në këtë çështje.
 Ardhja e lajmit pak para nisjes e pamundësoi mbajtjen e festivalit atje dhe kjo na dëmtoi. Nuk kishte asnjë sqarim në lidhje me këtë çështje. Një shpjegim i valët ishte fokusimi në organizimet shtetërore.
 Fatkeqësisht në këtë rast është futur edhe politika. Sepse ky festival është ndjekur nga shumë kosovarë.
 Ne kemi sjellë një numër të madh filmash të rinj,” –
tha Berisha.
 
Berisha tha se ky festival i kushton Prishtinës dhe se duhet ët rikthehet atje pasi i takon atij vendi dhe nuk ka rëndësi nëse ministria do ti rikthejë fondet apo jo.
 
“Protesta jonë e ekzilit bëri jehonë edhe në rajon e në mediat ndërkombëtare.  Ne kemi marrë një letër nga drejtori i Berlinales i cili na tha se ndihej i zhgënjyer nga ky vendim dhe se prej Prifest ai kishte njohur Kosovën,” -
u shpreh drejtoresha e Prifest. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)