TIRANE- Prokuroria kundërshton avokatët mbrojtës dhe i kërkon Gjykatës së Lartë të mos pushojë dosjen penale ndaj ish ministrit të Energjetikës Dritan Prifti dhe ish zëvendësit të tij Leonard Beqiraj. Ata akuzohen për korrupsion pasiv pas zbulimit të videos në kompjuterin e Dritan Priftit ku ai dhe ish zv.ministri Leonard Beqiraj ndanin një shumë parash me vlerë 72 mijë euro për dhënien e një leje koncensioni.
Dy javë më parë Dritan Prifti bazoi mbrojtjen e tij ligjore në rrugën e ish-ortakut të tij Ilir Meta dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, duke theksuar se të gjitha materialet e prokurorisë janë nul, për shkak se ato janë marrë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale por dhe se praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë ndalon përdorimin e tyre.
Në seancën e sotme gjyqësore prokuroria kundërshtoi deklarimet e avokatëve mbrojtës. Sipas prokurorisë vendimet e ndërmjetme të marra në procesin gjyqësor Meta- Prifti nuk mund të konsiderohen dhe të merren për bazë edhe në cështjen penale Prifti – Beqiri. "Vendimet që janë detyruese dhe që merren për bazë janë vetëm vendimet e Kolegjeve të Bashkuara”- deklaroi në seancën e sotme prokurori Bujar Sheshi. Gjykata e Lartë pritet të vendosë të premten në lidhje me kërkesat e palëve në proces.
SEANCA E KALUAR
Në seancën e 23 prillit, avokati i Dritan Priftit i përmendi trupit gjykues disa vendime gjyqësore, si atë të pafajësisë së ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, vendimin e 2009 të pushimit të dosjes në ngarkim të ministrit Fatmir Mediu dhe vendimin e ndërmjetëm të marrë nga Gjykata e Lartë, për papërdorshmërinë e aktit të ekspertimit të bërë nga amerikani Gleen Bard. Sipas avokatit ekspertimi është bërë në një kohë, kur klientit të tij nuk i ishte hequr imuniteti që gëzonte si deputetet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe për pasojë sjell paligjshmërinë e ekspertizës. Në fund të kërkesave paraprake avokati Braka, i kërkoi trupit gjykues shpalljen e pavleshmërisë absolute të dosjes për shkak se të gjitha veprimet e kryera në të janë nul. Në të njëtën linjë me mbrojtjen e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, qëndroi dhe avokati i ish-zv/ministrit Leonard Beqiri. Avokati Vladimir Meçi, u shpreh se ashtu si në dosje Meta-Prifti ku nuk ekzistonte fakti, edhe në këtë çështje nuk ekziston fakti. Prokurori i çështjes Bujar Sheshi i kërkoi 10 ditë kohë, për ti dhënë përgjigje kërkesave të avokatëve, që siç i quajti ai tepër komplekse. Seanca e radhës po zhvilohet sot.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ne mars Prifti e Beqiraj u morën të pandehur