Prifti-Beqiri në Gjykatë
mbrojtje si Meta dhe Mediu
Dy zyrtarët e lartë Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri kanë ndjekur rrugët ligjore të të pandehurve Ilir Meta dhe Fatmir Mediu për të shpëtuar nga përgjegjësia penale. Avokatët e tyre i kanë kërkuar njëzëri gjykatës, që të shpallë pavleshmëri absolute të akteve hetimore, pasi ato bien në kundërshtim me praktikën ligjore.( ne foto: Dritan Prifti, Leonard Beqiraj)
TIRANE-Dritan Prifti, ka bazuar mbrojtjen ligjore para Gjykatës së Lartë, duke ndjekur rrugën e ish-ortakut të tij Ilir Meta dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Në kërkesat paraprake që lexoi në gjykatë, avokati i ish-ministrit të Ekonomisë, Fatmir Braka theksoi se të gjitha materialet e prokurorisë janë nul, për shkak se ato janë marë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale por dhe se praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë ndalon përdorshmërinë e tyre.
Në vijim të këtij argumenti, avokati i Dritan Priftit i ka përmendur trupit gjykues disa vendime gjyqësore, si atë të pafajësisë së ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, vendimin e 2009 të pushimit të dosjes në ngarkim të ministrit Fatmir Mediu dhe vendimin e ndërmjetëm të marë nga Gjykata e Lartë, për papërdorshmërinë e aktit të ekspertimit të bërë nga amerikani Gleen Bard. Më tej avokati përmendi se ky ekspertimin është bërë në një kohë, kur klientit të tij nuk i ishte hequr imuniteti që gëzon si deputetet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe për pasojë sjell paligjshmërinë e ekspertizës.
Në fund të kërkesave paraprake avokati Braka, i ka kërkuar trupit gjykues shpalljen e pavleshmërisë absolute të dosjes për shkak se të gjitha veprimet e kryera në të janë nul. Në të njëtën linjë me mbrojtjen e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, ka qëndruar dhe avokati i ish-zv/ministrit Leonard Beqiri. Avokati Vladimir Meçi, u shpreh se ashtu si në dosje Meta-Prifti ku nuk ekzistonte fakti, edhe në këtë çështje nuk ekziston fakti. Ndërkohë që prokurori i çështjes Bujar Sheshi ka kërkuar 10 ditë kohë, për ti dhënë përgjigje kërkeasve të avokatëve, që siç i quajti ai janë tepër komplekse. Dy të pandehurit Prifti dhe Beqiri nuk ndodheshin në sallën e gjyqit. Në video ata shfaqen duke ndarë një shumë prej 70 mijë euro.
(sg/eq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
23.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
56.4%
Vota total: 10750
Lajme të tjera
-
Rezoluta për Srebenicën dërgohet në asamblenë e OKB-së
2 Maj, 13:03
-
Infrastruktura në Lezhë, debate në Këshill! PD: Keni diskriminuar 6 njësi administrative! Ndreu: S’mund të investojmë pa bërë më parë kanalizimet
2 Maj, 13:03
-
Tenis/ Dëmtohet Sinner, numri dy i botës tërhiqet nga 'Madrid Open''
2 Maj, 13:02
-
Tirana nderon Ali Ahmetin me titullin 'Qytetar Nderi', Veliaj: Ali Ahmeti, frymëzues dhe misionar! Do mbetet në historinë e gjatë të kombit dhe qytetit tonë
2 Maj, 12:59
-
'Falenderoj nga zemra për mbështetjen', Ali Ahmeti: Tirana sot është krejt tjetër dhe kjo më gëzon mua dhe çdo shqiptar
2 Maj, 12:50
-
Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota
2 Maj, 12:46
-
'Projektova burgun e Spaçit', arkitekti i revoltuar në prezantim të planit te Menaxhimit: Shfrytëzoni Arkivat
2 Maj, 12:42
-
Basketboll meshkuj/ Besëlidhja shumë e fortë për Tiranën, e mund 3-0 dhe siguron finalen
2 Maj, 12:40
-
Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, GJKKO lë në burg tre të arrestuarit e fundit
2 Maj, 12:38
-
Rama vlerëson Ali Ahmetin: Iu ngjit maleve të rezistencës për liri, falë tij shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë ditët më të mira
2 Maj, 12:36
-
Gonzato mesazh medias: Informoni bazuar mbi fakte e të vërteta! BE-në e keni në krah
2 Maj, 12:25
-
Gërdeci/ Mediu kërkon marrjen e dëshmisë së shtetasve amerikanë me video-konferencë, GJKKO rrëzon kërkesën! Dëshmitë do të merren nga FBI
2 Maj, 12:22