TIRANË – Një vit më parë prokuroria e përgjithshme nisi hetimin pas videos së zbuluar në kompjuterin e Dritan Priftit ku ai dhe ish zv.ministri Leonard Beqiraj ndanin një shumë parash me vlkerë 72 mijë euro si kush për dhënien e një leje koncensioni. Sot, prokuroria e përgjithshme ka mbyllur hetimet dhe ka vendosur të deklarojë si të pandehur dy ish zyrtraët Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj. Ata, sipas organit qëndror të akuzës akuzohen për korrupsion pasiv, bazuar në provat e gjetura.
Dosja e hetimit i është dërguar po sot Gjykatës së Lartë, e cila tanimë do të vendosë për fatin e ish ministrit të energjitikës dhe ish zëvendësit të tij.

VIDEO
Kjo video u zbulua nga eksperti amerikan i cili u caktua nga Gjykata e Lartë për të verifikuar provat për gjyqin ndaj Ilir Metës. Video është xhiruar me 10 mars 2010 ndërsa u bë publike vetëm në janar të vitit 2011-të. Gjatë kontrollit në kompjuterin personal të Prifit eksperti zbulojë praninë e kësaj videoje, e cila muaj më pas u publikua nga Spartak Braho pak ditë pas përfundimit të gjyqit “Meta”.
Videoja u bë publike nga Ish-deputeti i LSI-së Spartak Braho, i cili deklaroi se këtë video prej 20 minutash e ka prokuroria, ndërsa shtoi se edhe kjo është regjistruar nga vetë Dritan Prifti, Dritan Prifti e Leonard Beqiraj akuzohen për korrupsion pasiv nga prokuroria dhe tanimë pritet që beteja të zhvillohet në Gjykatën e Lartë. Prifti dhe Beqiri publikisht kanë deklaruar se kanë dhënë sqarimet e tyre në prokurori dhe se paratë e ndara në tavolinë nuk kishin lidhje me detyrat e tyre në atë kohë.

(aq/shqiptarja.com)